B
Shites ne Dyqan Veglash Durres
Bulloneria Durres
About the job
QËLLIMI I POZICIONIT
Shitësi është përgjegjës për asistimin e klientëve në përzgjedhjen e produkteve, shitjen dhe prezantimin e artikujve, si dhe për mbështetjen në organizimin dhe menaxhimin e stokut të dyqanit.
Detyrat
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Pritja dhe asistimi i klientëve në dyqan; • Informimi dhe këshillimi i klientëve mbi karakteristikat dhe përdorimin e veglave dhe produkteve;
- Sugjerimi i produktit të përshtatshëm në bazë të nevojave të klientit;
- Përpunimi i shitjeve dhe përdorimi i kompjuterit për regjistrimin e të dhënave dhe produkteve;
- Përgatitja e listave të porosive dhe identifikimi i produkteve që duhet të porositen;
- Mbështetja në kontrollin, sistemimin dhe menaxhimin e stokut;
- Kontrolli i sasisë dhe disponueshmërisë së produkteve;
- Mbajtja e ambientit të shitjes të rregullt dhe produkteve të sistemuara;
- Bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit për mbarëvajtjen e punës së dyqanit;
- Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me funksionimin e përditshëm të dyqanit.
Kualifikimet
Kërkesat për kandidatin
- Njohuri të mira mbi veglat e punës, pajisjet dhe produktet profesionale;
- Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit;
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Gatishmëri për të komunikuar dhe asistuar klientët;
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë;
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Gatishmëri për t’u angazhuar në menaxhimin e stokut dhe porosive.
Përbën avantazh
- Eksperienca e mëparshme në shitje, veçanërisht në dyqan veglash ose pajisjesh profesionale;
- Njohuri praktike mbi përdorimin e veglave të ndryshme të punës;
- Eksperiencë me programe kompjuterike për shitje, magazinë ose menaxhim stoku.
PROFILI I KËRKUAR:
- Person praktik, i komunikueshëm, i organizuar dhe i përgjegjshëm, me interes dhe njohuri reale mbi veglat e punës dhe dëshirë për t’u angazhuar në mënyrë aktive në aktivitetin e dyqanit.
Shënime
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, na kontakto. +355676318140 ose info@bulloneria.al