AZA Electronic

Menaxher Lezhë

AZA Electronic
Lezhë4 Shtator 2026Afati: 5 Tetor 2026

About the job

AZA Electronics eshte ne kerkim te pozicionit:Menaxher Dyqani

Vendodhja: Lezhe

Përmbledhja e Pozicionit:

Menaxheri i dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarevajtjen e tij në përputhje me standartet e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi. Qëllimi kryesor i punës së menaxherit të dyqanit është të përmiresojë shitjet dhe maksimizojë fitimet duke rritur xhiron ditore. Për arritjen e këtyre objektivave menaxheri i dyqanit ka përgjegjesinë kryesore që lidhet me: funksionimin e dyqanit; menaxhimin e stafit të dyqanit,mirembajtjen dhe modifikimin e mallit sa here eshte e nevojshme, kontrollin e kasës, arketimet dhe inventarin; shërbimin ndaj klientit; imazhin e dyqanit , aktivitetet logjistike dhe administrative që ka në përgjegjësi.

Detyrat

  • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit që të rrisë shitjet ditore dhe të maksimizojë efikasitetin në punë;
  • Merr në dorëzim mallin sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që procedura përkatëse të ndiqet me përpikmeri; firmos dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon me financën për mbylljen e gjëndjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim;
  • Përpilon dhe raporton te Departamenti i Marketingut dhe Shitjeve në kohë për problematika të caktuara në dyqan si dhe ankesat dhe komentet e klientëve;
  • Planifikon detyrat e stafit në varësi, kontrollon zbatimin e detyrave, bën vlerësimin periodik të performancës, zhvillon intervistat për pozicionet e reja vartese, ofron dhe propozon trajnim dhe mundesi zhvillimi profesional për stafin e dyqanit nëpërmjet:
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon eprorit, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
  • Përpilon me përgjegjesi listë prezencat mujore të stafit, duke zbatuar të gjitha rregullat e përcaktuara në këtë drejtim (orarin normal të punës, oret jashte orarit, lejet e zakonshme, etj) dhe duke derguar ne finance raportin e honorareve per ditet e munguara ose shtese te stafit;
  • Organizon me përpikmeri përshtatjet dhe rregullimet e sherbimeve të dyqanit sipas kërkesave të klienteve të shkruara në kontratë, në kohë dhe në cilësi;
  • Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese, duke bashkëpunuar ngushtë me Departamentet e Administrates dhe duke marrë aprovimin nga eprori;
  • Mban përgjegjësi për inventarin;

Kualifikimet

  • Arsimi I Larte (në Administrim Biznesi e preferueshme);
  • Preferohen kandidatë me mbi 1 vit përvojë profesionale në menaxhim dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;
  • Aftësi shumë të mira lidershipi;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht, të shkruar po ashtu dhe nëpërmjet telefonit, me vartësit dhe me klientët;
  • Njohuri të gjuhës angleze,italiane;
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;

Shënime


Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV-në) në adresën: hr@azaelectronics.com si edhe ne nr e kontaktit: 0697055345,

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Rreth kompanisë

s i ka fillimet e veta ne vitet 1997,fillimisht si nje dyqan i vogel ne qytetin e Vlores per tu shnderruar me pas pergjate viteve nder aktoret kryesor te tregut te elektroshtepiakeve ne Shqiperi. Partneriteti pergjate ketyre viteve me kompani lider jo vetem ne Itali por edhe ne Europe dhe ne Bote i ka dhene kompanise kredibilitet dhe avantazh konkurues ne treg per sa i perkete cilesise dhe cmimit te produkteve,duke ofruar keshtu jo vetem nje raport te drejte cilesi-cmim,por...

AZA Electronic

AZA Electronic

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Asistent Menaxher
Kategoria