Shites/Shpërndarës
About the job
MEST SHPK është një kompani me rreth 20 vite eksperiencë në tregun e makinerive, pajisjeve dhe veglave profesionale për industri, ndërtim, mekanikë dhe kujdesin për automjetet. Kompania operon në Tiranë dhe fokusohet në shitjen e drejtpërdrejtë të produkteve, shpërndarjen dhe ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, MEST SHPK kërkon të punësojë një Shitës/Shpërndarës, i cili do të angazhohet në shitjen e produkteve dhe përgatitjen e shpërndarjen e porosive tek klientët, vetëm brenda zonës së Tiranës.
Kompania ofron punësim afatgjatë dhe të qëndrueshëm, pagë konkurruese, mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht, si dhe vlerësim dhe promovim në bazë të performancës.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Ofrimi i shërbimit ndaj klientëve dhe realizimi i shitjeve në pikën e shitjes (dyqan) dhe online;
- Marrja dhe përgatitja e porosive të klientëve dhe sigurimi i dorëzimit të tyre në kohë;
- Shpërndarja e produkteve tek klientët brenda zonës së Tiranës;
- Sistemimi dhe mirëmbajtja e produkteve në raftet e ekspozimit, si dhe mbështetja në magazinimin e mallrave;
- Komunikimi me klientët ekzistues dhe ofrimi i informacionit dhe këshillimit mbi produktet dhe shërbimet e kompanisë;
- Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj potencialë, me qëllim zgjerimin e bazës së klientëve dhe rritjen e shitjeve.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe aftësitë
- Eksperienca e mëparshme në shitje përbën avantazh, por nuk është kusht i domosdoshëm.
- Arsim i mesëm teknik ose i përgjithshëm. Përbën avantazh formimi në fusha të lidhura me biznesin, shitjet, ndërtimin, mekanikën ose fusha të ngjashme;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe njëkohësisht për të bashkëpunuar në ekip;
- Aftësi organizative, korrektësi dhe seriozitet në përmbushjen e detyrave;
- Patentë drejtimi, Kategoria B;
- Mashkull, Mosha e preferuar: 27–55 vjeç.
Shënime
Çfarë ofron MEST SHPK
- Pagë neto 80,000 lekë/muaj;
- Punësim afatgjatë dhe të qëndrueshëm;
- Aktivitet dhe shpërndarje vetëm brenda zonës së Tiranës.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën emailit:mesttools@gmail.com
ose në WhatsApp: 068 209 7436
Afati i fundit për aplikim: 10 tetor 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Ju falënderojmë për interesin dhe ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit të MEST SHPK!