
Shitese Kozmetike
About the job
Alix Avien kërkon të punësojë Shitëse Kozmetike.
Shitësja e kozmetikës do të jetë përgjegjëse për prezantimin dhe shitjen e produkteve ALIX AVIEN, këshillimin e klientëve mbi produktet kozmetike dhe ofrimin e një eksperience sa më pozitive gjatë blerjes. Gjithashtu, do të kujdeset për prezantimin estetik të produkteve dhe mirëmbajtjen e hapësirës së shitjes.
Detyrat
- Prezantimi dhe shitja e produkteve kozmetike.
- Këshillimi i klientëve mbi produktet dhe përdorimin e tyre.
- Realizimi i make-up-it dhe demonstrimi i produkteve tek klientët.
- Kujdesi për sistemimin dhe ekspozimin e produkteve në dyqan.
- Ndjekja e objektivave të shitjes.
- Ruajtja e një komunikimi profesional dhe miqësor me klientët.
Kualifikimet
- Të ketë të paktën 6 muaj eksperiencë në shitje në fushën e kozmetikës.
- Të ketë njohuri mbi produktet kozmetike dhe make-up.
- Të ketë aftësi në realizimin e make-up-it.
- Të jetë energjike, e komunikueshme dhe pozitive.
- Të ketë aftësi të mira bindëse dhe këshilluese.
- Të jetë e përgjegjshme dhe e përkushtuar në punë.
Shënime
Lokacioni – Rruga e Kavajës.
Dergoni CV tuaj ne what’s up +355672066677 ose ne email: rekrutime.stina@gmail.com
Rreth kompanisë
Alix Avien Paris është një markë ndërkombëtare kozmetike, e themeluar në Paris në vitin 1997, me rrënjë dhe zhvillim të rëndësishëm në Turqi. E fokusuar në botën e bukurisë dhe kujdesit personal, marka ofron një gamë të gjerë produktesh make-up me cilësi të lartë, duke kombinuar elegancën, inovacionin dhe tendencat më të fundit të bukurisë. Me prezencë në tregje të shumta ndërkombëtare, Alix Avien synon t'u ofrojë klientëve produkte që theksojnë individualitetin dhe bukurinë natyrale.