
Shofer
About the job
Bashkohu me ekipin Algrafika!
Algrafika sh.p.k. kerkon shofer!
A je një person i përgjegjshëm, korrekt dhe me eksperiencë në drejtimin e automjeteve? Dëshiron të bëhesh pjesë e një kompanie të konsoliduar dhe në zhvillim të vazhdueshëm?
Atëherë, kjo mundësi mund të jetë pikërisht për ty!
Kush jemi ne?
E themeluar në vitin 1999, ALGRAFIKA sh.p.k. është kompania më e madhe tregtare në Shqipëri në tregtimin e artikujve të letrës dhe kartonave. Që prej vitit 2015, kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në tregjet ndërkombëtare, duke operuar në Kosovë, Greqi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe më gjerë.
Ke po kerkojme?
Një shofer të përgjegjshëm dhe të motivuar, i cili dëshiron të kontribuojë në suksesin e ekipit tonë.
Kualifikimet
- Të kesh të paktën 3 vite eksperiencë pune si shofer.
- Të zotërosh leje drejtimi të kategorisë B.
- Të kesh aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Të jesh korrekt, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në punë.
- Të krijosh marrëdhënie të mira dhe profesionale me kolegët.
Shënime
Nëse mendon se je kandidati i duhur, mezi presim të të njohim!
Dërgo CV-në tënde në: hr@algrafika.al
Ose na kontakto direkt në WhatsApp: 069 70 51 022
Bëhu pjesë e ekipit tonë!
Rreth kompanisë
Algrafika, e themeluar ne 1999, është kompania me e madhe tregtare, e pavarur, ne shitjen a produkteve letër dhe karton ne sherbim te mbi 300 shtypshkronjave ne mbare vendin. Me mbi 2,500 ton leter dhe karton ne fletë dhe rulon gjendje në magazinat tona, ne jemi në gjendje për të përmbushur pjesen me te madhe te kërkesave tuaja. Aktualisht kemi mbi 3,000 metra katror magazinim. Kjo na jep mundësi te sherbejme pothuajse çdo kerkese standarte ose me porosi.Algrafika është lider...
