Dimal Inc

Shofer/ Ekzekutues Porosish

Dimal Inc
Tirane20 Nëntor 2026Afati: 15 Dhjetor 2026

About the job

Themeluar në vitin 2019, DIMAL INC është gjithçka për pasionin dhe shijen. Udhëtimi ynë filloi me përkushtimin për përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij, duke kombinuar autenticitetin me teknologjinë më të avancuar.

Portofoli ynë përfshin një gamë të larmishme produktesh që përmbushin nevojat e çdo konsumatori dhe sektori. Ne ofrojmë një përzgjedhje të gjerë që përfshin: crudo, llukanik, proshuta, wurstels dhe sallameri. Kemi krijuar zgjedhje të veçanta për sektorin HORECA, duke u siguruar që çdo hotel, restorant dhe strukturë tjetër e shërbimit të ketë akses në produktet më të mira të mishit, të përgatitura me kujdes dhe përkushtim për t’u përshtatur me kërkesat dhe preferencat e ndryshme të tregut.

Tek DIMAL INC, ne vlerësojmë talentin dhe besojmë se është kyç për suksesin tonë. Ftojmë të gjithë ata që kanë pasion inovacionin dhe cilësinë të bashkohen me ekipin tonë dhe të ndihmojnë në misionin tonë për të sjellë më të mirat në tryezat e shqiptarëve.

Kompania kërkon: Shofer/ Ekzekutues Porosish.

Detyrat

  • Ekzekuton porositë e marra nga agjenti parashitës.
  • Sigurohet që te dergojë porosine tek klienti në kohe të shpejtë.
  • Vendos marëdhenie te mira komunikimi me klientët.
  • Eshtë në kontakt të vazhdueshëm me parashitesin për të siguruar një shërbim sa më cilësor për klientin.

Kualifikimet

  • Të ketë leje drejtimit Klasi B.
  • Të ketë eksperiencë si drejtues mjeti në tregun e produkteve ushqimore.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.

Shënime


Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me email në adresën: recruitment@amgfood.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit: +355688030934.

Dimal INC® promovon shanset e barabarta!

Rreth kompanisë

Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore...

Dimal Inc

Dimal Inc

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Agjent Shitjesh Ex-Van
Kategoria