
Sistemuese
About the job
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Përmbledhja e Pozicionit:
Një Sistemues/e është përgjegjës/e për sistemimin e produkteve në vendet përkatëse sipas standardeve të vendosura nga kompania. Ai/ajo kryen mbushjen e rafteve në mënyrë të vazhdueshme dhe është përgjegjës/e për pastërtinë, si dhe rregullon në mënyrë të vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe më gjerë.
Detyrat
- Sistemon dhe organizon produktet në dyqan
- Ndihmon në mbajtjen e stokut dhe furnizimin e vazhdueshëm
- Siguron paraqitjen e rregullt dhe tërheqëse të produkteve
- Ofron asistencë dhe informacion për klientët
- Raporton dhe ndihmon në zgjidhjen e situatave të ndryshme
- Mbështet trajnimin dhe integrimin e stafit të ri
- Bashkëpunon me ekipin për mbarëvajtjen e punës
Kualifikimet
- Njohja e gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh)
- Aftësi për përdorimin e mjeteve të punës në mënyrë efikase
- Aftësi për të njohur dhe shpjeguar produktet
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup
Shënime
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike hr@jumbo.al
Numër Kontakti per Jumbo Durres” +355 68 204 5024 & +355 68 200 9964″
Rreth kompanisë
JUMBO eshte nje nga dyqanet me te suksesshme te shitjes me pakice ne Tirane te pozicionuara ne 2 qendrat tregtare TEG dhe QTU. Keta dyqane tregtojne ne ambientet e tyre artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, kancelari, libra,veshje dhe pajisje te ndryshme per shtepine tuaj.