Sinteza Digital

Content Creator

Sinteza Digital
Tirane2 Shtator 2026Afati: 28 Shtator 2026

About the job

Sinteza është një agjenci marketingu 360° që prej vitit 2018 ndihmon marka të ndryshme të rriten e të kenë sukses. Nga dy persona në fillim, sot jemi mbi 24 profesionistë dhe kemi bashkëpunuar me më shumë se 5,000 klientë në digital, TV, radio dhe media tradicionale.

Me pak fjalë, jemi një ekip energjik që i do sfidat dhe idetë e reja!

Çfarë po kërkojmë?

Po kërkojmë një Content Creator që është njëkohësisht kreativ, strategjik dhe i apasionuar pas rrjeteve sociale.

Ky rol nuk është thjesht për të bërë postime, por për të krijuar ide që frymëzojnë, përmbajtje që pëlqehet dhe strategji që sjellin rezultate të matshme.

Do të punosh ngushtë me Social Media Lead dhe do të jesh pjesë aktive e fushatave që shihen nga mijëra njerëz çdo ditë.

Detyrat

Si do duket dita jote?

  • Do të kërkosh ide, trende e konkurrencë dhe do t’i kthesh në strategji kreative për klientët.
  • Do të krijosh postime, Reels, Story e TikTok që tërheqin vëmendje.
  • Do të shkruash përshkrime tërheqëse dhe në stilin e duhur për çdo markë.
  • Do të bashkëpunosh me ekipin e dizajnit dhe video editor për kreativat.
  • Do të analizosh rezultatet dhe do të testosh mënyra të reja për të arritur më shumë.
  • Dhe mbi të gjitha: do të punosh me një ekip që të mbështet.

Kualifikimet

Kërkojmë prej teje:

  • Eksperiencë në social media (si përmbajtje, ashtu edhe planifikim).
  • Njohuri mbi Instagram, Facebook, TikTok dhe Linkedin.
  • Të kesh sy kritik për trendet dhe të dish si t’i përshtasësh ato për klientët.
  • Aftësi bazë në dizajn/editim (Canva, Photoshop, Premiere ose të ngjashme).
  • Preferohet kandidat qe di mire anglisht.
  • Organizim, iniciativë dhe dëshirë për të mësuar gjëra të reja çdo ditë.

Do të ishte vlerë e shtuar nëse ke punuar në një agjenci marketingu ose në fushata me influencerë dhe reklama me pagesë.

Shënime


Çfarë të ofrojmë ne:

  • Një vend ku idetë e tua dëgjohen dhe vlerësohen.
  • Mentorim nga një ekip me eksperiencë që do të ndihmojë të rritesh profesionalisht.
  • Projekte dhe fushata të ndryshme që nuk ta lënë ditën monotone.
  • Pagë konkurruese + bonuse sipas rezultateve.
  • Një ambient pune miqësor, kreativ dhe plot energji pozitive.

Kontakto: email hr@sinteza.digital

Nr tel: +355 684027786

Rreth kompanisë

Sinteza Digital is a digital marketing agency. Based in Tirana, our team develops effective & results-focused marketing strategies for forward-thinkingcompanies.We have the skills, the knowledge, and the expertise to advise and deliver all aspects of the Marketing Mix.We pursue relationships based on transparency, persistence, mutual trust, and integrity with our employees,customers, and other business partners.

Sinteza Digital

Sinteza Digital

2 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Specialist Marketingu
Kategoria