
Specialist/e Administrate dhe Dokumentacioni
ProCert
About the job
ProCert sh.p.k kërkon punonjës në pozicionin Specialist/e Administrate dhe Dokumentacioni.
Paga progresive sipas performances
Detyrat
Detyrat kryesore
- Regjistrimi dhe administrimi i kërkesave për certifikim.
- Hapja, përditësimi dhe arkivimi i dosjeve të klientëve në platforma on line.
- Kontrolli administrativ i dokumentacionit përpara dhe pas auditimit.
- Përgatitja dhe dërgimi i kontratave, programeve, njoftimeve dhe certifikatave.
- Mbajtja e regjistrave të certifikatave, afateve dhe auditimeve mbikëqyrëse.
- Njoftimi në kohë për auditimet, rinovimet dhe dokumentet që mungojnë.
- Ruajtja e dokumentacionit dhe e të dhënave konfidenciale.
- Mbështetja administrative gjatë auditimeve të certifikimit.
- Evidentimi i ankesave, apelimeve dhe moskonformiteteve, pa marrë vetë vendime teknike.
Kualifikimet
Kriteret:
Arsimi
- Diplomë universitare, preferohet në administrim biznes, menaxhim, ekonomiks, juridik, shkenca sociale ose fusha të ngjashme.
- Njohuri bazë të sistemeve të menaxhimit. Njohuritë në fushën e sistemeve të certifikimit përbëjnë avantazh.
Përvoja:
- Të paktën 1–2 vjet përvojë në administratë, menaxhim dokumentacioni ose shërbim ndaj klientit, por nuk përjashtohen nga mundësia personat pa përvojë pune.
Aftësitë teknike:
- Përdorim shumë i mirë i Word-it, Excel-it, Outlook-ut dhe skedarëve PDF.
- Aftësi për të administruar regjistra, kontrata, aplikime, raporte auditimi dhe certifikata.
- Njohuri për kodimin, arkivimin dhe kontrollin e versioneve të dokumenteve.
- Aftësi për të përgatitur shkresa dhe komunikime zyrtare pa gabime.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe e gjuhës angleze.
- Njohja e terminologjisë së standardeve ISO përbën avantazh.
Aftësitë personale:
- Saktësi dhe vëmendje shumë e lartë ndaj hollësive.
- Organizim dhe respektim afatesh.
- Komunikim korrekt me klientët, audituesit dhe institucionet.
- Diskrecion dhe ruajtje e konfidencialitetit.
- Aftësi për të menaxhuar disa dosje njëkohësisht.
- Qetësi dhe profesionalizëm gjatë periudhave me ngarkesë.
- Gatishmëri për të ndjekur procedurat, pa bërë ndryshime të paautorizuara.
Shënime
Te interesuarit ju lutem te dergojne Cv-ne e tyre ne ; aviola.ngjeliu@procert.al
Ose kontaktoni ne numrin ; 0692789871
Afati i fundit i aplikimit data 20 Tetor 2026