
Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore
About the job
Kompania BURGER KING kërkon të punësojë në pozicionin Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore (zëvendësim leje lindje).
Specialisti/ja i/e Burimeve Njerëzore është përgjegjës/e për menaxhimin e proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve, administrimin e dokumentacionit të punonjësve, mirëmbajtjen e databazave dhe dosjeve të personelit, si dhe për ndjekjen e procedurave administrative që lidhen me marrëdhëniet e punës në kompani.
Detyrat
- Menaxhon procesin e plotë të rekrutimit, nga publikimi i njoftimeve të punës dhe kërkimi i kandidatëve deri në zhvillimin e intervistave, përzgjedhjen dhe onboarding-un e punonjësve të rinj.
- Shqyrton CV-të dhe aplikimet, identifikon kandidatët potencialë përmes portaleve të punësimit dhe rrjeteve sociale, si dhe komunikon me ta për koordinimin e intervistave.
- Administron dhe përditëson databazën e kandidatëve, formularët e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për procesin e punësimit.
- Përgatit kontratat e punës dhe dokumentacionin përkatës për kandidatët e përzgjedhur, duke ndjekur procesin e firmosjes së tyre.
- Përditëson dhe mirëmban databazën, librin, dosjet dhe regjistrat e punonjësve, duke pasqyruar punësimet e reja, largimet dhe informacionin përkatës mbi listëpagesat.
- Administron dhe përditëson kartelat mjekësore dhe librezat shëndetësore të punonjësve, si në format elektronik ashtu edhe në atë fizik.
- Siguron saktësinë, sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit të personelit, duke garantuar konfidencialitetin e të dhënave personale.
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori i drejtpërdrejtë, në përputhje me përgjegjësitë e pozicionit.
Kualifikimet
- Të ketë kryer studimet e larta.
- Përvoja e mëparshme në Burime Njerëzore minimalisht 2 vite.
- Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi.
- Saktësi, vëmendje ndaj detajeve, aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.
- Përgjegjshmëri dhe ruajtje e konfidencialitetit të të dhënave të punonjësve.
Shënime
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@burgerking.al.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale’’.
Rreth kompanisë
BURGER KING® është themeluar në vitin 1954, dhe është zinxhiri i dytë më i madh i hamburgerëve në botë,njohur ndryshe dhe si HOME OF THE WHOPPER®, angazhimi ynë për përbërësit premium, recetat ekskluzive dhe ofrimi i ambienteve miqësore dhe familjare është ajo çka e ka bërë markën tonë të suksesshme për më shumë se 50 vjet. BURGER KING® operon me 18,838 restorante, në rreth 100 shtete të botës. Në Shqipëri operon që prej 1 qershorit të vitit 2019.