Orion

Specialist i Prokurimeve

Orion
Tirane16 Tetor 2026Afati: 15 Nëntor 2026

About the job

Përshkrimi i punës – Specialist i Prokurimeve

Qëllimi i pozicionit

Specialisti i Prokurimeve eshte pergjegjes per organizimin dhe administrimin e proceseve te prokurimit, duke perfshire identifikimin, vleresimin dhe perzgjedhjen e nenkontraktoreve dhe furnitoreve, si dhe te produkteve dhe sherbimeve me te pershtatshme per nevojat e kompanise.

Specialisti siguron qe proceset e prokurimit te zhvillohen ne perputhje me specifikimet teknike, kerkesat ligjore, kriteret ekonomike, procedurat e prokurimit dhe rregulloren e brendshme te kompanise.

Detyrat

Pergatitja dhe administrimi i dokumentacionit te prokurimit

  • Asiston ne hartimin dhe pergatitjen e paketave te prokurimit, bazuar ne specifikimet teknike, sasite dhe kerkesat e projektit;
  • Pergatit dhe dergon kerkesat per oferte per proceset e prokurimit, ne perputhje me specifikimet teknike dhe dokumentacionin perkates;
  • Mbledh, kontrollon dhe permbledh ofertat teknike dhe financiare te paraqitura nga nenkontraktoret dhe furnitoret;
  • Pergatit tabelat krahasuese te ofertave dhe siguron qe informacioni te jete i plote dhe i sakte;
  • Analizon dhe prezanton ofertat financiare dhe rezultatet e procesit tek komisioni perzgjedhes;
  • Pergatit rekomandime mbi bazen e analizes teknike dhe financiare, duke evidentuar alternativat me te pershtatshme per kompanine.

Komunikimi dhe administrimi i procesit te perzgjedhjes

  • Informon dhe komunikon me pjesemarresit lidhur me statusin e procesit te prokurimit;
  • Komunikon vendimin per perzgjedhjen e nenkontraktorit/furnitorit me departamentet perkatese;
  • Koordinon komunikimin me departamentet teknike, financiare, ligjore dhe departamente te tjera te perfshira ne proces;
  • Pergatit dhe administron dokumentacionin kontraktual ne perputhje me procedurat e kompanise;
  • Realizon dhe arkivon dosjen perfundimtare te cdo procesi prokurimi.

Kerkimi dhe analiza e tregut

  • Kryen kerkime te vazhdueshme te tregut per identifikimin e nenkontraktoreve, furnitoreve, materialeve, produkteve dhe sherbimeve;
  • Analizon tregun ne lidhje me cmimet, cilesine, kapacitetet, kushtet e furnizimit dhe performancen e nenkontraktoreve/furnitoreve;
  • Identifikon dhe propozon alternativa te reja ne treg, ne perputhje me kerkesat teknike dhe ekonomike te kompanise;
  • Mban dhe perditeson databazen/listen e nenkontraktoreve dhe furnitoreve, si dhe te materialeve, produkteve dhe sherbimeve;
  • Analizon referencat dhe tendencat e tregut per te mbeshtetur procesin e prokurimit dhe negocimit.

Negocimi dhe menaxhimi i marredhenieve me furnitoret

  • Realizon negociime me nenkontraktoret dhe furnitoret per cmimet, kushtet teknike dhe tregtare, afatet, cilesine dhe kushtet e pageses;
  • Siguron qe negociatat dhe dakordesite e arritura te jene ne perputhje me procedurat dhe politikat e kompanise;
  • Ndjek komunikimin dhe marredheniet me nenkontraktoret dhe furnitoret gjate procesit te prokurimit.

Menaxhimi dhe dokumentimi i proceseve te prokurimit

  • Mban korespondencen zyrtare me email me departamentet e kompanise, nenkontraktoret, furnitoret dhe palet e tjera te perfshira;
  • Harton dhe perditeson procedura dhe dokumente te procesit te prokurimit;
  • Pergatit raporte periodike mbi proceset dhe aktivitetin e prokurimit;
  • Protokollon dhe dokumenton cdo procedure prokurimi ne forme elektronike dhe fizike;
  • Siguron ruajtjen dhe aksesueshmerine e dokumentacionit te proceseve te prokurimit;
  • Kryen detyra te tjera te percaktuara nga eprori, ne funksion te nevojave te departamentit.

Kualifikimet

  • Diplome universitare ne Inxhinieri;
  • Minimumi 2 vite eksperience pune ne prokurim, blerje ose ne pozicione te ngjashme, preferueshem ne sektorin e ndertimit;
  • Kualifikime teknike ose certifikime ne fushen e inxhinierise, prokurimit ose blerjeve perbejne avantazh;
  • Njohuri shume te mira te gjuhes shqipe, ne te shkruar dhe ne te folur;
  • Njohje shume e mire e gjuhes angleze;
  • Njohuri shume te mira ne MS Office, vecanerisht Word dhe Excel;
  • Aftesi te mira analitike dhe numerike;
  • Aftesi te mira organizative dhe komunikuese;
  • Aftesi per te punuar ne menyre te pavarur dhe ne grup;
  • Aftesi per te menaxhuar disa procese dhe afate njekohesisht;
  • Aftesi te mira negociuese dhe orientim drejt rezultateve.

Shënime


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: hr@orion.al

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 15.11.2026.

“ORION Shpk”, i mbledh dhe administron aplikimet dhe CV nëpërmjet emailit zyrtar hr@orion.al , nga ana juaj si kandidatë, me pëlqimin tuaj të shprehur qartë, si dhe në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës.

hr@orion.al. Një inofmracion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web: https://www.orion.al/.

Rreth kompanisë

“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit. Ne rrugen drejt rritjes, kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga partneret italiane te cilet prej...

Orion

Orion

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Specialist Prokurimi
Kategoria