
Specialist/e Shitje & Shërbim Klienti Gjuhë Shqipe
About the job
Specialist/e Shitje & Shërbim Klienti – Gjuhë Shqipe Teleperformance Albania po kërkon talente të reja! Të pëlqen komunikimi me njerëzit dhe ke aftësi në shitje? Di të dëgjosh nevojat e klientit dhe njëkohësisht të dallosh mundësinë e duhur për të ofruar një produkt apo shërbim? Atëherë mund të jesh personi që po kërkojmë! Lokacioni: Tiranë Gjuha: Shqip Roli: Shitje & Shërbim Klienti Çfarë do të bësh?
- Komunikosh me klientët dhe t’i asistosh për kërkesat e tyre
- Identifikosh nevojat e klientit dhe të ofrosh zgjidhjen më të përshtatshme
- Prezantosh produkte dhe shërbime në mënyrë profesionale dhe bindëse
- Identifikosh dhe shfrytëzosh mundësitë për shitje gjatë komunikimit me klientët
- Punosh për arritjen e objektivave individuale dhe të ekipit
- Sigurosh një eksperiencë pozitive për çdo klient
Çfarë kërkojmë nga ti?
- Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën shqipe
- Aftësi në shitje dhe orientim drejt rezultateve
- Aftësi bindëse dhe negociuese
- Fokus te klienti dhe nevojat e tij
- Energji, iniciativë dhe qëndrim pozitiv
- Eksperienca e mëparshme në *shitje dhe/ose shërbim klienti* përbën avantazh
Pse Teleperformance Albania? Do të bëhesh pjesë e një ambienti dinamik pune, ku ke mundësi të zhvillosh aftësitë e tua në komunikim, shitje dhe shërbim ndaj klientit, duke fituar një eksperiencë të vlefshme profesionale. Mendon se ky rol është për ty? Apliko tani dhe bëhu pjesë e Teleperformance Albania.
Mundesi Pune ne gjuhen shqipe – Fill out form
Ekipi ynë i Rekrutimit mezi pret të të njohë!
Rreth kompanisë
Teleperformance in Albania was founded in 2008, which initially started to provide an off-shore CRM (Customer Relationship Management) solution for the Italian market but now it delivers services in English, Spanish, French and Greek. We started with an initial capacity of 100 workstations and we grew exponentially by roughly doubling that number every six months. Today, TP in Albania operates from three sites: two in Tirana, and a third one in Durres, 40 km away with more than 2K employees....
