KLIMATEKNIKA TB2

Specialist/e Blerje

KLIMATEKNIKA TB2
Tirane26 Gusht 2026Afati: 17 Tetor 2026

About the job

Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.

Kerkon te punesojë Specialist /e Blerje HVAC (Profil inxhinierik )

Detyrat

  • Identifikimi dhe përzgjedhja e furnitorëve vendas dhe të huaj për pajisje, materiale dhe komponentë teknikë;
  • Kërkimi dhe marrja e ofertave nga furnitorët, krahasimi i tyre dhe përgatitja e analizave të kostove;
  • Negocimi me furnitorët për çmimet, kushtet e pagesës, afatet dhe kushtet e furnizimit;
  • Përgatitja dhe ndjekja e porosive të blerjes, nga momenti i kërkesës deri në marrjen e mallit;
  • Ndjekja e afateve të furnizimit dhe koordinimi me furnitorët për të garantuar mbërritjen në kohë të materialeve;
  • Koordinimi me magazinën, departamentin teknik dhe departamentet e tjera për identifikimin e nevojave për blerje;
  • Kontrolli i dokumentacionit të blerjeve, faturave, ofertave, porosive dhe dokumenteve shoqëruese;
  • Ndjekja e dokumentacionit të importit dhe koordinimi me palët përkatëse për procesin e zhdoganimit;
  • Monitorimi i niveleve të stokut dhe planifikimi i blerjeve në bazë të nevojave të kompanisë;
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e një baze të dhënash me furnitorët, çmimet dhe kushtet e bashkëpunimit;
  • Vlerësimi dhe monitorimi periodik i performancës së furnitorëve;
  • Ndjekja e pagesave dhe rakordimi i dokumentacionit me departamentin financiar;
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi blerjet, kostot, furnitorët dhe porositë;
  • Propozimi i alternativave për optimizimin e kostove dhe përmirësimin e procesit të blerjeve.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor/Master në Inxhinieri, Ekonomi, Menaxhim, Logjistikë ose fusha të ngjashme;
  • Të paktën 2 vite eksperiencë në blerje, prokurim, furnizim ose një pozicion të ngjashëm;
  • Njohuri të mira mbi procesin e blerjeve dhe menaxhimin e furnitorëve;
  • Eksperienca në blerje të pajisjeve/materialeve teknike ose në sektorin HVAC do të përbëjë avantazh;
  • Aftësi shumë të mira negociimi dhe komunikimi me furnitorë vendas dhe të huaj;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, veçanërisht në komunikimin profesional me furnitorët;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe përllogaritëse, veçanërisht në analizën e ofertave dhe kostove;
  • Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • Eksperienca me programe ERP për menaxhimin e blerjeve dhe stokut, veçanërisht Odoo, përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim efektiv të kohës;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur disa procese njëkohësisht;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Shënime


Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: email: alesiakuqo@klimateknika.al me subjekt “Specialist /e Blerje” ose kontaktoni në ne WhatsApp ne numrin e telefonit 0683651584

Adresa: Rrethrrotullimi i TEG-ut

Rreth kompanisë

Klimateknika TB2 sh.p.k. Është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar...

KLIMATEKNIKA TB2

KLIMATEKNIKA TB2

101 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Master
Arsimimi i kërkuar
Specialist Blerjesh
Kategoria