
Specialist Elektroauto
About the job
Dutch Global Maintenance (“DGM”) kërkon të punësojë: Specialist Elektroauto i cili do të raportojë tek Përgjegjësi i Ofiçinës.
Qëllimi i Pozicionit
Specialisti Elektroauto është përgjegjës për diagnostikimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektrike dhe elektronike të mjeteve dhe pajisjeve GSE ne Aeroportin Nene Tereza, me qëllim garantimin e funksionimit të sigurt, të besueshëm dhe efikas të flotës.
Detyrat
- Diagnostikon defekte elektrike dhe elektronike në mjetet GSE.
- Riparon dhe zëvendëson instalime elektrike, sensorë, ECU dhe module.
- Kontrollon bateritë, alternatorët dhe sistemet e karikimit, sistemet e ndriçimit dhe sistemet elektrike.
- Kryen mirëmbajtje parandaluese sipas planeve PM.
- Përdor pajisje diagnostikuese dhe manuale teknike.
- Plotëson dokumentacionin teknik dhe raportet e punës, urdhrat e punës dhe dokumentet e tjera teknike të kërkuara nga shefi/dep./ing./supervizori. (dmth. pranimi mjeteve në servis, nxjerrja e pajisjeve/mjeteve nga servisi).
- Respekton procedurat e sigurisë dhe rregulloret aeroportuale.
- Bashkëpunon me ekipin teknik për zgjidhjen e defekteve dhe kryerjen e detyrave të tjera të GSE.
- Zbaton procedurat e sigurisë në punë.
- Është përgjegjës për kontrollet, p.sh. dhe dm që kryen, dhe siguron që po kryhen siç duhet standartet tek kërkuara.
Kualifikimet
- Diplomë në Elektroteknikë, Mekatronikë ose fusha të ngjashme.
- Minimum 2–3 vite eksperiencë në elektroauto ose mjete industriale/GSE.
- Aftësia për të ndjekur në mënyrë strikte udhëzimet e Eprorëve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi.
- Aftësi për të punuar nën stres dhe përgjigjen ndaj emergjencave.
Shënime
Për më shumë detaje, mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e email-it: marenglen.prenci@dgm.al ose në numrin tonë të cel: +355 68 283 4107.
Rreth kompanisë
Dutch Global Maintenance (DGM) Administrim dhe mirëmbajtje pallatesh, hotelesh, lokale, qëndra biznesi, zyra, komplekse banimi, bllok vilash, komplekse multifunksionale, aeroportesh, portesh, dhe të tjera të lidhura me këto. Montim, mirëmbajtje, riparime, modernizimi, ashensoresh. Import-eksport të ashensorëve, paisjeve të ndryshme në funksion të tyre. Projektim, zbatim dhe konsulencë në sistemet industriale, elektrike, elektronike, mekanike, ndërtimore, të teknologjise së informacionit, telekomunikacionit, shëbimeve të evakuimit në raste emergjencash natyrore dhe jo natyrore. Grumbullim, transport, ruajtje dhe përpunimi i mbetejeve urbane dhe mbetjeve ndërtimore...