Key Service

Specialist GIS (Sistemet e Informacionit Gjeografik)

Key Service
Tirane9 Nëntor 2026Afati: 1 Dhjetor 2026

About the job

Key Service sh.p.k. është një kompani shërbimesh profesionale e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve me cilësi të lartë për klientë ndërkombëtarë në industri të ndryshme. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, të specializuara në GIS, CRM dhe Aplikacione Web. Të përkushtuar ndaj nxitjes së inovacionit, përmirësimit të proceseve dhe shfrytëzimit të teknologjisë më të fundit, ne mbështesim suksesin e klientëve tanë duke u dhënë zgjidhje sfidave komplekse.

Ky është një pozicion pune me orar të plotë, në zyrat tona në Tiranë, për një Specialist GIS (Sistemet e Informacionit Gjeografik).

Detyrat

Specialisti GIS do të jetë përgjegjës për:

  • Analizimin e të dhënave hapësinore dhe menaxhimin e bazave të të dhënave gjeohapësinore.
  • Krijimin e hartave dhe vizualizimeve gjeografike.
  • Mirëmbajtjen dhe analizën e grupeve të të dhënave GIS, si dhe zbatimin e zgjidhjeve të të dhënave gjeografike për projekte të ndryshme.
  • Bashkëpunimin me ekipe ndërfunksionale për të siguruar përdorimin e saktë dhe efikas të informacionit gjeohapësinor.

Kualifikimet

  • Aftësi të larta në Sistemet e Informacionit Gjeografik (GIS) dhe në analizën e të dhënave gjeohapësinore.
  • Përvojë në krijimin e hartave dhe përdorimin e mjetetve të vizualizimit.
  • Aftësi në menaxhimin e të dhënave dhe aftësi për të organizuar me efikasitet grupe të mëdha të dhënash (datasets).
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të forta në zgjidhjen e problemeve dhe zotërim i softuerëve përkatës.
  • Njohje e parimeve të kartografisë dhe standardeve të të dhënave gjeohapësinore.
  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Gjeoinformatikë, Gjeodezi, Gjeomatikë, Gjeografi.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi, me mundësi për të punuar në ambientet e zyrës (on-site) me ekipin.

Shënime


Kushtet e Punës & Përfitimet:

  • Orari i punës: 08:00 – 16:00
  • Ditët e punës: E hënë – E premte

Mënyra e Aplikimit

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e email-it: hr.keyservice@gmail.com

Rreth kompanisë

Key Service sh.p.k. është një kompani shërbimesh profesionale e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve me cilësi të lartë për klientë ndërkombëtarë në industri të ndryshme. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, të specializuara në GIS, CRM dhe Aplikacione Web. Të përkushtuar ndaj nxitjes së inovacionit, përmirësimit të proceseve dhe shfrytëzimit të teknologjisë më të fundit, ne mbështesim suksesin e klientëve tanë duke u dhënë zgjidhje sfidave komplekse.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Gjeologji-Miniera
Kategoria