Orion

Specialist i marrdhënieve instutcionale dhe çështjeve rregullatore

Orion
Tirane18 Shtator 2026Afati: 15 Tetor 2026

About the job

Pozicioni: Specialist i marrdhënieve instutcionale dhe çështjeve rregullatore

Raporton: Drejtuesi i PR dhe Marrëdhënieve Institucionale

Vendndodhja: Zyrat Qendrore OBC

Përshkrimi i pozicionit

Specialisti i Marrëdhënieve Institucionale dhe Çështjeve Rregullatore është përgjegjës për administrimin, koordinimin dhe ndjekjen e procedurave të kompanisë pranë institucioneve publike dhe autoriteteve përkatëse.

Pozicioni siguron ndjekjen e plotë të procedurave, nga përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare, si dhe bashkërendimin e nevojshëm me Departamentin Ligjor dhe strukturat e tjera të kompanisë.

Ky është një pozicion që kërkon disiplinë të lartë administrative, mendim analitik, sensitivitet juridik, aftësi të forta komunikimi dhe follow-through të jashtëzakonshëm.

Detyrat

  • Përgatit, administron dhe ndjek aplikimet, kërkesat, lejet, autorizimet dhe procedurat e tjera pranë institucioneve.
  • Mban regjistrin e plotë të procedurave institucionale dhe përditëson rregullisht statusin e tyre.
  • Ndjek afatet dhe siguron që çdo procedurë të trajtohet në kohë dhe sipas kërkesave përkatëse.
  • Komunikon me institucionet publike dhe ndjek çështjet deri në përfundimin e tyre.
  • Identifikon dokumentacionin e munguar dhe koordinon plotësimin e tij me strukturat përkatëse.
  • Bashkëpunon ngushtë me Zyrën Ligjore për çështjet që kërkojnë vlerësim ose asistencë juridike.
  • Bashkërendon me departamentet e tjera mbledhjen dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.
  • Evidenton problematikat, vonesat dhe rreziqet procedurale dhe i raporton ato në kohën e duhur.
  • Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e procedurave institucionale dhe çështjet në proces.
  • Siguron administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit dhe të historikut të komunikimeve institucionale.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare, preferohet në Drejtësi, Administrim Publik, Shkenca Politike, Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune 2–4 vjet në marrëdhënie institucionale, procedura administrative, drejtësi, çështje rregullatore, administratë publike ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri të mira të legjislacionit dhe procedurave administrative në Republikën e Shqipërisë.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe administrative.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese.
  • Aftësi për të menaxhuar disa procedura njëkohësisht dhe për të respektuar afate të përcaktuara.
  • Aftësi të mira në përgatitjen e raporteve dhe administrimin e dokumentacionit.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Word dhe Excel.
  • Integritet, korrektësi, konfidencialitet dhe përgjegjshmëri të lartë profesionale.
  • Përparësi do të ketë kandidati me formim dhe përvojë juridike në menaxhimin e lejeve, licencave apo përvojë në procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme .

Aftësitë e kërkuara

  • Përgjegjshmëri dhe përkushtim në ndjekjen e detyrave.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi për të ndjekur një çështje deri në përfundimin e saj.
  • Aftësi për të identifikuar në kohë problematikat dhe për t’i adresuar ato.
  • Aftësi për bashkëpunim ndërmjet strukturave të ndryshme të kompanisë.
  • Gjykim i mirë profesional dhe respektim i rregullave të konfidencialitetit.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të raportuar në mënyrë të qartë dhe të strukturuar.

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: hr@orion.al

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 15.10.2026.

“ORION Shpk”, i mbledh dhe administron aplikimet dhe CV nëpërmjet emailit zyrtar hr@orion.al , nga ana juaj si kandidatë, me pëlqimin tuaj të shprehur qartë, si dhe në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës.

hr@orion.al. Një inofmracion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web: https://www.orion.al/.

Rreth kompanisë

“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit. Ne rrugen drejt rritjes, kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga partneret italiane te cilet prej...

Orion

Orion

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Specialist Logjistike
Kategoria