Progeen Construction

Inxhinier Kostoist

Progeen Construction
Tirane22 Shtator 2026Afati: 14 Tetor 2026

About the job

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi Kostoist/Preventivues
Departamenti: Teknik (Zyrë)
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e rolit: Progeen po kërkon një Inxhinier/e Ndërtimi, që do të jetë pjesë e stafit teknik për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave, të analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës, si dhe të punimeve shtesë.

Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Parashikon buxhetin e projektit duke përllogaritur koston e punimeve për zërat e punimeve sipas preventivit dhe/ose të punimeve shtesë nëse lind e nevojshme gjatë zbatimit për rishikim projekti;
  • Analizon dhe kontrollon shpenzimet e projektit për të siguruar përputhje me buxhetin;
  • Përgatit dhe përditëson preventivat duke ju referuar çmimeve të tregut dhe kërkesave të projektit;
  • Përgatit analizat e çmimeve të tregut dhe kostos së punës, me qëllim optimizimin e planifikimit buxhetor të projektit;
  • Identifikon dhe vlerëson rreziqet e mundshme financiare që ndikojnë në koston e projektit dhe sugjeron masa parandaluese;
  • Llogarit koeficientet tekniko-ekonomik dhe jep asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe cash-flow të punimeve;
  • Kontrollon dhe përgatit situacionet mujore, librezat e masave, analizat teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodologjinë e punimeve;
  • Rakordon me Departamentin e Financës faturimet e nënkontraktorëve, analizat e kostove sipas qendrave përkatëse duke i ndjekur në mënyrë koherente me fazat e zbatimit të projektit;
  • Përgatit paketat financiare për pjesëmarrje në prokurime publike;
  • Përgatit paketat financiare për Dosjen Teknike Përfundimtare, Librezat e Masave dhe materialin grafik, Tabela punimeve që shtohen/zbriten +/-, Proces verbalet e punimeve që shtohen/zbriten, Preventivi As Built etj.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi/ Ekonomike/ Menaxhim Projektesh ose të fushave të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme në analizën e kostos për projekte të mëdha deri në 2 vjet;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë dhe të punojë në grup;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
  • Njohuri mbi standardet dhe normativet e ndërtimit;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office (specifikisht Excel), Autocad, etj.

Shënime


Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) brenda datës 14/10/2026.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Rreth kompanisë

PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Ndërtimi
Kategoria