Dimal Inc

Specialist i Planifikimit dhe Kostove të Prodhimit

Dimal Inc
Tirane24 Shtator 2026Afati: 19 Tetor 2026

About the job

DIMAL INC kërkon të punësojë një Planer/Kostoist, i cili do të jetë përgjegjës për planifikimin e prodhimit, përllogaritjen dhe analizën e kostove, si dhe monitorimin e stokut dhe proceseve të prodhimit.

Detyrat

  • Përgatit dhe ndjek planet ditore, mujore dhe tremujore të prodhimit.
  • Përllogarit kostot standarde dhe reale të produkteve dhe analizon diferencat.
  • Monitoron konsumin e lëndëve të para dhe verifikon përputhjen me recetat/standardet e prodhimit.
  • Ndjek nivelet e stokut dhe bashkëpunon me magazinën për saktësinë e hyrje-daljeve dhe inventarëve.
  • Monitoron humbjet teknologjike, mbetjet dhe nënproduktet gjatë procesit të prodhimit.
  • Përgatit raporte periodike mbi prodhimin, kostot, konsumin dhe stokun.
  • Kontrollon saktësinë e të dhënave të regjistruara në sistem.
  • Bashkëpunon me prodhimin, magazinën, blerjet, shitjet dhe financën për koordinimin e proceseve.
  • Identifikon mundësi për optimizimin e kostove dhe përmirësimin e efikasitetit operacional.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme.
  • 2–3 vite përvojë në planifikim, analizë kostosh ose kontroll prodhimi.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel.
  • Njohuri në sistemet ERP përbëjnë avantazh.
  • Aftësi analitike, organizative dhe komunikimi.
  • Përvoja në industrinë ushqimore përbën avantazh.

Shënime


Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën : recruitment@dimal.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0688030934

Vetëm kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për interviste pranë zyrave të kompanisë.

Rreth kompanisë

Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore...

Dimal Inc

Dimal Inc

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Specialist Buxheti
Kategoria