
Specialist i Shërbimit të Klientit / dega Librazhd
About the job
ECFA Sh.a është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionist për degën Librazhd .
Detyrat
- Procesimi i aplikimeve për kredi në degë duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.
- Vlerësimi I dokumentacionit të paraqitur nga Klienti.
- Organizimi I dosjes së kredisë dhe paraqitja e rastit për aprovim sipas kritereve te percaktuara në procesin e kredidhënies.
- Menaxhimi I kërkesave të ndryshme të klientëve në lidhje me informacionin dhe proceset e kredisë së marrë prej tyre.
- Kryerja e transaksioneve të kesh-it për pagesat e kredive të procesuara dhe menaxhimi I arkës sipas standarteve të duhura.
- Shërbimi i klienteve në degë duke u kujdesuar për kërkesat e tyre dhe adresimin e duhur të problematikave të raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqërisë.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare.
- Aftësi të shkëlqyera komunikmi (verbale dhe në të shkruar).
- Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.
- Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
- Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
- Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftesi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht.
Shënime
- ECFA Sha dëshiron të krijojë një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
- Institucioni ECFA sha përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
- Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shëndetësor Privat
- Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
- Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
Instruksione mbi aplikimin
Nëse ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur që mund të ndihmojë në rritjen e kulturës së kompanisë, ju lutem dergoni CV tuaj në linkun: https://talent.sage.hr/jobs/6a1da9bd-c53f-4455-be9a-d54cf2d7944a
Rreth kompanisë
ECFA sh.a. është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017. Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të shpejtë për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve. Shoqëria përbëhet nga një staf lokal me investitorë të huaj, të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në ndërtimin e institucioneve kredidhënëse për individët. Klientët tanë janë individë me të ardhura mujore të...