
Specialist i Shërbimit të Klientit për degën Gjirokastër
About the job
Rreth nesh
ECFA sha është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozitën e Specialist i Shërbimit të Klientit për degën Gjirokastër.
Detyrat
- Procesimi i aplikimeve për kredi në degë duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.
- Vlerësimi i dokumentacionit të paraqitur nga Klienti.
- Organizimi i dosjes së kredisë dhe paraqitja e rastit për aprovim sipas kritereve të përcaktuara në procesin e kredidhënies.
- Menaxhimi i kërkesave të ndryshme të klienteve në lidhje me informacionin dhe proceset e kredisë së marrë prej tyre.
- Kryerja e transaksioneve të kesh-it për pagesat e kredive të procesuara dhe menaxhimi i arkës sipas standarteve të duhura.
- Shërbimi i klienteve në degë duke u kujdesuar për kërkesat e tyre dhe adresimin e duhur të problematikave të raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqerisë.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare.
- Aftësi të shkëlqyera komunikmi (verbale dhe në të shkruar).
- Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.
- Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
- Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
- Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftësi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht.
Shënime
Benefitet
ECFA sha dëshiron të krijojë një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
Institucioni ECFA sha përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
Instruksione mbi aplikimin
Nëse ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur që mund të ndihmojë në rritjen e kulturës së kompanisë, ju lutem dergoni CV tuaj në linkun:
https://talent.sage.hr/jobs/cc98f4c6-be6a-4a65-b132-3b73b3d7108b
Rreth kompanisë
ECFA sh.a. është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017. Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të shpejtë për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve. Shoqëria përbëhet nga një staf lokal me investitorë të huaj, të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në ndërtimin e institucioneve kredidhënëse për individët. Klientët tanë janë individë me të ardhura mujore të...