
Specialist i Shitjeve Online të Automjeteve
About the job
Kompania kërkon një Specialist të Shitjeve Online të Automjeteve, i cili do të jetë përgjegjës për komunikimin me klientët përmes telefonit, WhatsApp-it, rrjeteve sociale dhe platformave online, me qëllim prezantimin dhe shitjen e automjeteve.
Kandidati ideal duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, korrektësi në menaxhimin e kërkesave të klientëve dhe aftësi për të orientuar klientin drejt automjetit më të përshtatshëm sipas nevojave të tij.
Kualifikimet
- Eksperiencë në shitje ose customer service përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi.
- Përdorim i mirë i rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të komunikimit.
- Njohuri bazë mbi automjetet.
- Aftësi për të punuar në grup dhe me objektiva.
Shënime
Dergoni CV tuaj ne adresen e emailit: shahajgroup@yahoo.com
Dhe per me shume informacion cel: +355 69 456 9109
Rreth kompanisë
Automjete dhe shërbime të lidhura - Import, eksport, tregti me shumicë e pakicë e automjeteve të të gjitha llojeve dhe tipave, përfshirë autovetura elektrike dhe makina të çdo lloj tonazhi. Import-eksport, tregti me shumicë e pakicë e pjesëve të këmbimit për automjete, bateri, goma, vajra lubrifikante dhe aksesorë. - Servis dhe riparim për automjete të të gjitha llojeve dhe tipave. Adresa: Rruga Irfan Tomini, Tirane Cel:+355 69 456 9109