Kalaja Talent Consulting

Specialist per Prokurimet Publike

Kalaja Talent Consulting
Tirane28 Gusht 2026Afati: 24 Shtator 2026

About the job

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Specialist per Prokurimet Publike.

Detyrat

  • Ndjek dhe kontrollon faqen e Prokurimeve Publike app.gov.al, per te gjithe tenderat qe publikohen sipas profilit te kompanise.
  • Identifikon dhe analizon kerkesat, kriteret dhe dokumentacionin e nevojshem per pjesemarrje ne procedurat e prokurimit.
  • Pergatit dokumentacionin e tenderave dhe kryen aplikimet ne sistem, duke garantuar korrektesine dhe respektimin e afateve.
  • Pergatit ofertat teknike dhe financiare ne perputhje me kerkesat e procedures dhe legjislacionin ne fuqi.
  • Referon dhe aplikon Vendimin Nr. 354, date 11.05.2016, per miratimin e manualit te tarifave per sherbimet ne planifikim territori, projektim, mbikeqyrje dhe kolaudim, duke pershtatur metodologjine sipas tipologjise se procedures.
  • Koncepton, harton dhe shqyrton kontrata te natyrave te ndryshme, ne perputhje me nevojat dhe aktivitetin e shoqerise.
  • Administron, sistematizon dhe arkivon dokumentacionin juridik, kontratat, dosjet e tenderave dhe korrespondencen zyrtare.
  • Pergatit shkresa zyrtare, kerkesa, pergjigje dhe dokumente institucionale sipas udhezimeve te eprorit.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri, Ekonomi ose Drejtësi.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë pune në fushën e prokurimeve publike.
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit dhe procedurave të prokurimit publik.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur.
  • Zotërim i shkëlqyer i Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
  • Aftësi për të menaxhuar disa procese, dokumente dhe afate njëkohësisht.
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Integritet dhe respektim i lartë i standardeve të etikës profesionale.
  • Përparësi do të ketë kandidati/ja me eksperiencë të konsoliduar në përgatitjen e dokumentacionit dhe ofertave për tendera publikë.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0697686732.

Rreth kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Specialist Prokurimi
Kategoria