Kalaja Talent Consulting

Specialist Prokurimesh

Kalaja Talent Consulting
Tirane20 Nëntor 2026Afati: 16 Dhjetor 2026

About the job

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Specialist Prokurimesh.

Detyrat

  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme Agjencinë e Prokurimit Publik për tenderat dhe procedurat që përputhen me profilin e kompanisë.
  • Identifikon dhe analizon kërkesat, kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit.
  • Përgatit dokumentacionin e tenderave dhe kryen aplikimet në sistem, duke garantuar korrektësinë dhe respektimin e afateve.
  • Përgatit ofertat teknike dhe financiare në përputhje me kërkesat e procedurës dhe legjislacionin në fuqi.
  • Referon dhe aplikon Vendimin Nr. 354, datë 11.05.2016, për miratimin e manualit të tarifave për shërbimet në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim, duke përshtatur metodologjinë sipas tipologjisë së procedurës.
  • Koncepton, harton dhe shqyrton kontrata të natyrave të ndryshme, në përputhje me nevojat dhe aktivitetin e shoqërisë.
  • Administron, sistematizon dhe arkivon dokumentacionin juridik, kontratat, dosjet e tenderave dhe korrespondencën zyrtare.
  • Përgatit shkresa zyrtare, kërkesa, përgjigje dhe dokumente institucionale sipas udhëzimeve të eprorit.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri, Ekonomi ose Drejtësi.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë pune në fushën e prokurimeve publike.
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit dhe procedurave të prokurimit publik.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur.
  • Zotërim i shkëlqyer i Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
  • Aftësi për të menaxhuar disa procese, dokumente dhe afate njëkohësisht.
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Integritet dhe respektim i lartë i standardeve të etikës profesionale.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.

Rreth kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Specialist Prokurimi
Kategoria