
Specialist Shitjesh dhe Marrje në Sigurim
About the job
Shoqëria SiCRED sh.a., është pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një “Specialist Shitjesh dhe Marrje në Sigurim” pranë Drejtorisë së Shitjeve.
Detyrat
- Menaxhon punën në zyrë e terren për portofolin e klientëve ekzistues;
- Vendos kontakt në terren me klientë të rinj dhe prezanton produktet e kompanisë;
- Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit të shitjes duke ndjekur proceset e punës deri në finalizim te shitjeve;
- Përgatit dhe përditëson databasën e shitjeve;
- Harton raporte ditore, javore apo mujore sipas kërkesës etj.
Kualifikimet
- Preferohet të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e Fakultetit të Ekonomisë;
- Të jetë i gatshëm për të punuar në terren dhe në zyrë;
- I gatshëm për të promovuar produktet e shoqërisë online ose në takime me klientët;
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, komunikimi dhe shprehëse;
- Të jetë person energjik, pozitiv dhe i motivuar për të përballuar ngarkesën;
- Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike (Microsoft Excel dhe Word);
- Preferohet eksperiencë deri në 2 vite, por janë të mirëpritur të aplikojnë edhe të sapodiplomuarit me dëshirë për të punuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Shënime
Përse duhet të punoni pranë SiCRED?
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
- Sigurim privat jete
- Sigurim privat shëndeti
- Sigurim privat jete me kursim
- Fond privat pensioni
- Një udhëtim stafi në vit
- Mundësi trajnimi
Informacion mbi pozicionin e punës:
- Lloji i punës – Kohë e plotë
- Orari – 08:00-17:00
- Vendndodhja – Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë
- Paga – Duke filluar nga 70.000 lekë
Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
- CV me foto;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e ID;
- Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
- Kopje e certifikatave të ndryshme kualifikimi.
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën 25 Shtator 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
- Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
- Me email: vbodo@sicred.com.al, okodra@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
- MyJobs.al
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Rreth kompanisë
Shoqëria e sigurimit të jetës SiCRED sh.a. operon që prej vitit 2003 në tregun shqiptar të sigurimeve. Shoqëria është licencuar për të ushtruar aktivitet në tregun e sigurimit të jetës. Vizioni i shoqërisë është që të bëhet mbështetja kryesore dhe zgjedhja e padiskutueshme e klientit. Shoqëria operon kundrejt standardeve më të larta profesionale dhe të etikës, me qëllim krijimin e një kulture të mirëfilltë sigurimesh private në Shqipëri. Ambientet e punës janë komode dhe stafi është i komunikueshëm e mikpritës....
