
Specialist Shitjesh Italisht
About the job
EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesavem është në kërkim të një Specialisti Shitjesh për të mbeshtetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi. Kandidati duhet të ketë njohuri në fushën e shitjeve.
Detyrat
- Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencial.
- Prezanton në mënyrë profesionale produktet. Bashkëpunon me departamentin e shitjeve dhe departamentin ligjor në përpilimin e kushteve dhe kontratave të shitjes me klientët që mbulon.
- Ofron shërbim ndaj klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
- Raporton tek Menaxheri i Shitjes mbi performancen e shitjeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë në Administrim Biznes, Financë, Marketing apo fushë tjetër e ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në shitje.
- Gjuha italiane minimalisht B2 (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
Shënime
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese,shperblim vjetor.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.
- Transport i siguruar nga kompania.
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
Orari i punës: E hënë – E premte
Shënime
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, nenet 12 – 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.
Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail hr@everest.al ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.
Rreth kompanisë
Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe...
