Banka Kombetare Tregtare BKT

Specialist / Specialist i Lartë – Departamenti i Rrezikut Operacional

Banka Kombetare Tregtare BKT
Tirane21 Shtator 2026Afati: 29 Shtator 2026

About the job

Specialist / Specialist i Lartë – Departamenti i Rrezikut Operacional

Detyrat

  • Mbledh, analizon dhe regjistron në bazën e të dhënave të rrezikut operacional incidentet e rrezikut operacional të raportuara nga punonjësit e Bankës, sipas kuadrit të brendshëm të rrezikut operacional, duke ndjekur edhe evidentimin kontabël të ndikimit të tyre.
  • Mirëmban dhe përditëson Bazën e të Dhënave të Humbjeve (Loss Database) dhe formularët e raportimit, duke siguruar informacion të saktë, transparent dhe të auditueshëm.
  • Mbështet procesin e vetëvlerësimit të rrezikut dhe kontrolleve (Risk and Control Self-Assessment – RCSA), si dhe ndjek zbatimin e planeve të veprimit dhe masave korrigjuese pas miratimit nga eprorët.
  • Kryen testime të kontrollit për të vlerësuar efektivitetin e pikave të kontrollit (përfshirë Treguesit Kryesorë të Rrezikut – KRI dhe kontrolle të tjera) të identifikuara gjatë procesit RCSA, sipas metodologjisë së Bankës.
  • Mbledh informacionin e nevojshëm nga njësitë e Bankës për llogaritjen e Treguesve Kryesorë të Rrezikut (KRI) dhe monitoron çështjet që kërkojnë analizë të mëtejshme.
  • Mbështet procesin e Vlerësimit të Rrezikut të Palëve të Treta (Outsource Risk Assessment / Third Party Risk Assessment) dhe ndjek zbatimin e planeve të veprimit të dala nga ky proces, me fokus të veçantë te ndikimi i rrezikut të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT Risk).
  • Identifikon dhe monitoron burime alternative që mund të tregojnë ose lidhen me ngjarje të rrezikut operacional, si raporte auditimi, raporte të kontrollit të brendshëm, ankesa, pasqyra financiare, raporte monitorimi etj.
  • Përgatit dhe dorëzon raportet rregullatore tremujore dhe vjetore për rrezikun operacional, sipas kuadrit rregullator në fuqi.
  • Përgatit raportime për Menaxhmentin e Lartë dhe raporte ad hoc mbi kuadrin e rrezikut operacional kur kërkohet.
  • Llogarit dhe raporton kërkesat për kapital që lidhen me rrezikun operacional.
  • Kryen llogaritjet dhe analizat e nevojshme për ICAAP, testet e stresit (Stress Test) dhe Planin e Rikuperimit (Recovery Plan).
  • Jep vlerësime dhe komente mbi produktet dhe shërbimet e reja që lançohen në Bankë.
  • Përgatit materiale trajnimi dhe zhvillon trajnime për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë e punonjësve mbi rrezikun operacional.
  • Kryen detyra të tjera ose përgjegjësi të veçanta që lidhen me funksionin e Departamentit të Rrezikut Operacional, sipas kërkesës së eprorëve.

Kualifikimet

  • Minimumi 4 vite përvojë në sektorin bankar, institucione financiare ose në kompani të mëdha auditimi (Big Audit Firms).
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike dhe paketës Microsoft Office.
  • Diplomë universitare (preferohet në Financë, Ekonomi ose fusha të tjera me njohuri të konsiderueshme statistikore dhe matematikore).
  • Zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze.
  • Të plotësojë kërkesat dhe kushtet e përcaktuara nga rregulloret e Bankës.

Aftësitë Ndërpersonale:

  • Aftësi për të përfaqësuar institucionin dhe për të punuar në grup.
  • I/e vetë-motivuar, i/e organizuar mirë dhe metodik/e në punë.
  • I/e saktë dhe i/e besueshëm/me, me integritet, ndershmëri dhe përkushtim të lartë.
  • Mban veten dhe të tjerët përgjegjës për rezultate cilësore të matshme dhe respekton afatet.
  • I/e aftë të punojë nën presion.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, si dhe aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të shumë detyrave njëkohësisht.
  • Mban një qëndrim pozitiv, të hapur dhe objektiv ndaj këndvështrimeve dhe perspektivave të ndryshme.

Shënime

Rreth kompanisë

BKT është banka më e madhe në sektorin bankar Shqiptar dhe ka një pozitë udhëheqëse për sa i përket termave të treguesve kryesorë të madhësisë së bankave; asetet, huatë, letrat me vlerë të investimit, depozitat dhe fitimi neto. Banka Kombëtare Tregtare ka marre gjate viteve çmime të shumta për shërbimet e saj, duke e vleresuar si Banka e Vitit nga organizata të ndryshme. BKT konsiderohet si investitori më i madh i ekonomisë shqiptare duke mbështetur në mënyrë aktive rritjen ekonomike...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Tjetër
Kategoria