
Specialist Telemarketing
About the job
Po kërkojmë Specialist Telemarketing për Shitje (Outbound/Inbound) për të bashkëpunuar me ekipin tonë të Telesales. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për ruajtjen e marrëdhënieve ekzistuese me klientët dhe gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e shitjeve të produkteve.
Nëse keni aftësi të shkëlqyera komunikimi, pasion për shitjet, dhe njohuri të mira për produktet e telefonisë mobile dhe internetit etj, ju inkurajojmë të aplikoni.
Detyrat
- Realizimi i thirrjeve aktive te klientët ekzistues dhe potencial për të promovuar produktet.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët duke ofruar shërbim të shumë te mirë për klientët dhe duke adresuar pyetjet dhe shqetësimet e tyre.
- Identifikimi i nevojave të klientit dhe rekomandimi i produkteve dhe shërbimeve të përshtatshme për t’i përmbushur ato nevoje.
- Përdorimi i teknikave dhe strategjive të shitjes për arritjen e objektivave dhe për të bërë shitjet.
- Bashkëpunoni me anëtarët e ekipit dhe departamentet e tjera për të siguruar kënaqësinë e klientit dhe për të arritur objektivat e shitjes.
Kualifikimet
- Përvojë e mëparshme në shitjet aktive ose në telemarketing, perben epërsi.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, me aftësinë për të ndërtuar marrëdhënie me klientët përmes telefonit.
- Aftësi të forta negocimi dhe bindëse.
- Aftësi për të punuar në një mjedis me ritme të shpejta dhe për tu përshtatur me prioritete të ndryshme.
- Përvojë në përdorimin e softuerëve dhe CRM apo dhe mjeteve të shitjes, të tjera relevante.
- Njohuri për produktet dhe shërbimet e telekomunikacionit dhe internetit perbën epërsi.
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
Shënime
Cfarë ofrohet:
- Mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim karriere.
- Ambient pune i mbështetur dhe dinamik.
- Kompensim konkurrues dhe bonuse për arritjen e objektivave.
- Trajnime të plota për të filluar punën.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e-mail: hr@adc.al
Rreth kompanisë
Fokusi ynë është ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës dhe rrjeve të komunikimit në Shqipëri. Me mbi 300 punonjës të përkushtuar, ADC synon arritjen e eficensave operacionale për të ofruar shërbim cilësor tek klientët e saj.
