
Specialiste e Mikpritjes dhe Akomodimit
About the job
Lake Drive Rooms & Apartments, pjesë e grupit Gjonaj Group Holdings, ofron standarde bashkëkohore akomodimi në zemër të një prej zonave më të preferuara të Tiranës. Për të përmbushur nevojat e zgjerimit dhe cilësisë së lartë të shërbimit, jemi në kërkim të një kandidateje energjike, të organizuar dhe të orientuar drejt klientit, e cila do të menaxhojë operacionet e përditshme të strukturës sonë.
Gjonaj Group Holdings, operon në 13 shtete të botës me fokus në fushat e telekomunikacionit, prodhimit dhe tregtimit të energjisë, marketingut (shërbime digjitale biznesi), pasurive të paluajtshme, ndërtimit dhe shërbimeve të mikpritjes (hoteleri-turizëm).
Detyrat
- Menaxhimi i Përvojës së Klientit: Mirëpritja e mysafirëve (check-in / check-out) dhe garantimi i një qëndrimi sa më komod dhe cilësor.
- Administrimi i Rezervimeve: Përgjigjja e shpejtë dhe profesionale ndaj kërkesave dhe rezervimeve në platformat Booking.com, Airbnb dhe kanalet direkte (WhatsApp).
- Menaxhimi Online: Monitorimi dhe përditësimi i vazhdueshëm i çmimeve, kalendarit dhe disponueshmërisë së apartamenteve.
- Koordinimi Operacional: Organizimi dhe mbikëqyrja e stafit të pastrimit dhe mirëmbajtjes, duke siguruar që çdo ambient të përmbushë standardet e 4 yjeve.
- Prania Digjitale: Mbështetje në administrimin e rrjeteve sociale përmes publikimeve të rregullta (foto, story dhe materiale promovuese).
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në sektorin e turizmit, hotelerisë ose menaxhimit të pronave (Airbnb / Booking.com).
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri bazë kompjuterike dhe aftësi për përdorimin e aplikacioneve digjitale të punës
- Fleksibilitet, vëmendje ndaj detajeve dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Shënime
Çfarë Ofrojmë:
- Një mjedis pune modern, të qetë dhe me standarde profesionale.
- Trajnim të dedikuar dhe mbështetje të vazhdueshme gjatë procesit të punës.
- Mundësi reale për rritje dhe zhvillim karriere brenda një grupi të konsoliduar në fushën e mikpritjes
Aplikantet e interesuar te kontaktojne ne adresen e email hr@gjonajholdings.com ose mund te dergojne CV-në e tyre në linkun: https://gjonajholdings.com/apply/?job=38903902-031e-4fea-aa3c-1f1d60e6222f&src=1