
Specialisti i Zinxhirit të Furnizimit
About the job
Specialisti i Zinxhirit të Furnizimit mbështet Menaxherin e Zinxhirit të Furnizimit në aktivitetet e ndryshme të zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë prokurimin, logjistikën, menaxhimin e furnitorëve dhe kontrollin e inventarit. Ky rol është thelbësor për të siguruar lëvizjen e pandërprerë dhe efikase të mallrave dhe materialeve brenda kompanisë, si dhe ndërmjet kompanisë, partnerëve dhe furnitorëve.
Detyrat
- Ndihmon në hartimin dhe zbatimin e strategjive të zinxhirit të furnizimit për të rritur efikasitetin, për të minimizuar kostot dhe për të maksimizuar kënaqësinë e klientit.
- Koordinon dhe monitoron procesin e prokurimit të materialeve, duke siguruar përputhshmërinë me planifikimin e prodhimit dhe standardet e cilësisë.
- Merr pjesë në menaxhimin e inventarit, duke përfshirë optimizimin e niveleve të stokut dhe shfrytëzimin efikas të hapësirave të magazinimit.
- Bashkëpunon me furnitorët për të siguruar dorëzimin në kohë të mallrave, administron kontratat dhe negocion kushtet e bashkëpunimit sipas nevojës.
- Merr pjesë në implementimin e sistemeve dhe mjeteve të reja për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit.
- Kryen analiza periodike të të dhënave të zinxhirit të furnizimit për të identifikuar tendencat, për të parashikuar nevojat dhe për të adresuar problematikat e mundshme përpara se ato të shfaqen.
- Mbështet ekipet ndërfunksionale në menaxhimin e aspekteve të zinxhirit të furnizimit gjatë lançimit të produkteve të reja.
- Siguron respektimin e të gjitha ligjeve, rregulloreve dhe politikave të kompanisë që lidhen me aktivitetet e zinxhirit të furnizimit.
- Përgatit dhe paraqet raporte periodike për Menaxherin e Zinxhirit të Furnizimit mbi performancën e zinxhirit të furnizimit dhe iniciativat e ndërmarra.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipet e logjistikës për të optimizuar rrugët dhe mënyrat e transportit, si për furnizimet hyrëse ashtu edhe për shpërndarjen e mallrave.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Sigurine Ushqimore, Inxhinierine Ushqimore, Administrim Biznesi ose në një fushë të ngjashme.
- Përvojë e provuar në një pozicion të lidhur me zinxhirin e furnizimit ose logjistikën.
- Aftësi të forta analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndërpersonal.
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve për menaxhimin e zinxhirit të furnizimit dhe paketës Microsoft Office.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, me aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe në të folur.
Shënime
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën hr@kfc.al ose numrin +355 69 702 1304
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008.
Rreth kompanisë
KFC Albania is the official representative in Albania of the international brand Kentucky Fried Chicken (KFC), one of the most well-known and well-established global chains in the fast-food restaurant industry. KFC’s activity in Albania began as part of the brand’s expansion into regional markets, bringing international standards of quality, food safety, and customer service. Founded in 2016, KFC Albania has grown significantly, mainly located in Tirana, Durrës, and Vlorë. At KFC, our focus is on the customer and their satisfaction....