Agikons

Menaxher i Lartë Hoteli

Agikons
Tirane26 Gusht 2026Afati: 1 Tetor 2026

About the job

ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë.

ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë),

Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).

Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë ATDG është zgjedhja jote më e mirë. Kërkojmë të punësojmë Menaxher të Lartë Hoteli.

Detyrat

  • Drejtimi dhe koordinimi i të gjitha departamenteve të hotelit
  • Sigurimi i standardeve të shërbimit dhe mikpritjes
  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive operacionale dhe financiare
  • Menaxhimi i buxhetit, kostove dhe rritja e të ardhurave
  • Rekrutimi, trajnimi dhe motivimi i stafit menaxherial dhe operativ
  • Ruajtja e marrëdhënieve të shkëlqyera me klientët, partnerët dhe furnitorët
  • Monitorimi i kënaqësisë së klientëve dhe trajtimi i ankesave në mënyrë profesionale

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Menaxhim Hotelerie, Biznes ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme si General Manager ose në pozicione të larta drejtuese në hotele luksoze.
  • Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe komunikimi.
  • Njohuri shumë të mira të operacioneve hoteliere dhe menaxhimit financiar.
  • Aftësi për të marrë vendime strategjike dhe për të punuar nën presion.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).

Shënime


Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com

Nr. Tel +355 68 401 6639
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selite, Tirane

Rreth kompanisë

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...

Agikons

Agikons

501 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Drejtor Hoteli
Kategoria