Kid Zone

Store Merchandiser

Kid Zone
Tirane10 Shtator 2026Afati: 28 Shtator 2026

About the job

Kid Zone shpk, një kompani e njohur retail që operon në Shqipëri që prej vitit 2011 si pjesë e BALFIN Group, ofron një gamë të gjerë me mbi 30,000 produkte, duke u bërë një markë e konsoliduar që plotëson nevojat e të gjitha grupmoshave. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, JUMBO njihet për produkte me cilësi evropiane, shumëllojshmëri të gjerë dhe çmime konkurruese.

Balkan Finance Investment Group (BALFIN) është një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. BALFIN Group operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, duke punësuar rreth 5,000 persona. Aktivitetet e tij përfshijnë pasuritë e paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, bankën, menaxhimin e aseteve, median, arsimin dhe logjistikën. BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke ndikuar pozitivisht në komunitete përmes zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Store Merchandiser
Departamenti: Retail
Raporton tek: Menaxher Dyqani
Vendndodhja: TEG

Përmbledhje e Pozicionit:

Store Merchandiser është përgjegjës për zbatimin dhe mirëmbajtjen e standardeve të ekspozimit dhe organizimit të produkteve në dyqan. Pozicioni siguron një prezantim tërheqës dhe funksional të produkteve, monitoron stokun dhe hapësirat e ekspozimit, si dhe bashkëpunon me ekipin për të përmirësuar eksperiencën e klientit dhe performancën e shitjeve.

Detyrat

  • Zbatimi dhe mirëmbajtja e standardeve të merchandising-ut dhe ekspozimit të produkteve.
  • Organizimi dhe sistemimi i kategorive sipas standardeve dhe sezonalitetit.
  • Monitorimi i stokut, hapësirave të ekspozimit dhe disponueshmërisë së produkteve.
  • Koordinimi dhe mbështetja e stafit gjatë aktiviteteve operacionale.
  • Monitorimi i standardeve të pastërtisë dhe prezantimit të dyqanit.
  • Identifikimi i mundësive për përmirësimin e ekspozimit dhe rritjen e shitjeve.
  • Ofrimi i asistencës profesionale për klientët dhe adresimi i kërkesave të tyre.
  • Bashkëpunimi me Menaxherin e Dyqanit, Supervizorët dhe ekipet e tjera.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në shitje/retail.
  • Njohuri bazë të Microsoft Office.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Aftësitë

  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup.
  • Orientim drejt klientit, cilësisë dhe rezultateve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë dinamike dhe për të reaguar shpejt ndaj situatave.
  • Përgjegjshmëri, iniciativë dhe vëmendje ndaj detajeve.

Shënime


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën: hr@jumbo.al

Afati i aplikimit: 28/09/2026

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë në përputhje me ligjin nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Rreth kompanisë

JUMBO eshte nje nga dyqanet me te suksesshme te shitjes me pakice ne Tirane te pozicionuara ne 2 qendrat tregtare TEG dhe QTU. Keta dyqane tregtojne ne ambientet e tyre artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, kancelari, libra,veshje dhe pajisje te ndryshme per shtepine tuaj.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Sistemues
Kategoria

Latest jobs from this company