
Supervision Unit Manager Himare
About the job
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Menaxher i Njësisë së Mbikëqyrjes
Vendndodhja: Palasë
Përmbledhja e Pozicionit: Drejton Strukturën e Mbikëqyrjes në projektet që zhvillohen nga bashkëpunëtorë të tretë. Harton strategjinë dhe planin e punës për njësinë që menaxhon, në mbështetje të të gjitha projekteve që kompania merr përsipër të investojë.
Detyrat
- Monitoron përmbushjen e detyrimeve të zhvilluesit sipas marrëveshjes me kompaninë dhe akteve që lidhen me të. Ndjek ndryshimet e marrëveshjes dhe të projektit gjatë zbatimit, vlerëson ndikimin e tyre në afate dhe cilësi, dhe siguron që ekipi i mbikëqyrjes të punojë mbi dokumentacionin e përditësuar;
- Drejton fazën përgatitore para fillimit të punimeve. Verifikon së bashku me ekipin e mbikëqyrjes, që sheshi i ndërtimit të jetë i lirë dhe i gatshëm; ndjek nënshkrimin e Aktit të Dorëzimit të Sheshit te shoqëria zhvilluese, si dhe fillimin zyrtar te punimeve.
- Koordinon komunikimin me autoritetet vendore për çështjet që lindin gjatë zbatimit të kontratës. Gjatë zbatimit të punimeve, i komunikon zhvilluesit udhëzime me shkrim kurdoherë që e çmon të nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me projektin e miratuar me Lejen e Ndërtimit, si dhe ndjek zbatimin e tyre.
- Është përgjegjës për kontrollin e përputhshmërisë së të gjitha materialeve që përdoren në vepër me specifikimet teknike të projektit.
- Kërkon kryerjen e provave të materialeve të vendosura në objekt, për të verifikuar cilësinë;
- Siguron identifikimin dhe regjistrimin e defekteve dhe mospërputhjeve në punime, cakton afatet e korrigjimit në përputhje me kontratën dhe ndjek mbylljen e tyre;
- Siguron që punimet të zbatohen në përputhje me projektin e miratuar me Lejen e Ndërtimit dhe me standardet teknike në fuqi. Ne raste devijimi nga projekti, njofton menjëherë menaxhimin.
- Monitoron ecurinë e punimeve kundrejt grafikut të hollësishëm, identifikon vonesat dhe shkaqet e tyre, kërkon nga zhvilluesi plan për rikuperimin e vonesave dhe raporton periodikisht te Menaxheri i Projektit dhe Menaxheri i Programit;
- Mban dosjen e mbikëqyrjes së punimeve, ku pasqyron të gjitha aktet e hartuara gjatë zbatimit të objektit, që nga akti i dorëzimit të sheshit të ndërtimit, urdhrat e dhëna prej tij gjatë zbatimit, kundërshtitë dhe mosmarrëveshjet e lindura gjatë punës, ndërprerjet e punimeve dhe shkaqet e tyre, relacionet teknike të kërkuara ose të paraqitura, si dhe çdo rrethanë tjetër të nevojshme për të dhënë pamjen e plotë të të gjitha fazave të zbatimit të punimeve;
- Ofron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit;
- Përgatit raporte periodike për ecurinë, cilësinë dhe risqet e projekteve dhe i paraqet te Menaxheri i Projektit dhe Menaxheri i Programit;
- Përcakton, në koordinim me Menaxherin e Projektit, nevojat për staf të njësisë dhe shpërndan mbikëqyrësit nëpër projekte sipas kompleksitetit dhe ngarkesës;
- Organizon dhe cakton detyrat e ekipit, harton procedurat dhe formatet standarde të mbikëqyrjes dhe kontrollon cilësinë e punës së mbikëqyrësve;
- Orienton dhe mbështet teknikisht stafin, u jep vlerësim të vazhdueshëm, kryen vlerësimin e performancës dhe identifikon nevojat për trajnim.
Kualifikimet
Edukimi: Diplomë Master në Arkitekturë/Inxhinieri Ndërtimi
Kualifikime të tjera:
- Të paktën 10 vite përvojë në zbatimin e punimeve;
- Të paktën 3 vjet përvojë në drejtimin e një ekipi teknik;
- Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit;
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektin e zbatimit dhe për të identifikuar mospërputhjet në kantier;
- Aftësi për të marrë vendime teknike në kohë dhe për t’i argumentuar ato para zhvilluesve;
- Aftësi drejtuese, organizuese dhe koordinuese në disa projekte njëkohësisht;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në ekip;
- Integritet profesional;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze;
- Njohje e paketës Office, AutoCAD dhe Microsoft Project;
Shënime
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000004664001/Supervision-Unit-Manager?source=CareerSite
Afati i dorëzimit: 02/12/2026
Pas shqyrtimit, do të kontaktohen vetëm kandidaturat e përzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Rreth kompanisë
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke...
