Vllezrit Hysa

Inxhinier Ndertimi ne Zbatim

Vllezrit Hysa
Tirane22 Nëntor 2026Afati: 17 Dhjetor 2026

About the job

Vëllezërit Hysa SHPK kërkon të punësojë Inxhinier Ndërtimi për Zbatim Projektesh Infrastrukture, i cili do të jetë përgjegjës për ndjekjen dhe organizimin e punimeve në kantier, zbatimin e projektit sipas dokumentacionit teknik dhe koordinimin me stafin teknik, mbikëqyrësin dhe palët e tjera të përfshira në projekt.

Pozicioni kërkon angazhim në terren, kontrollin e cilësisë dhe ecurisë së punimeve, verifikimin e materialeve dhe matjeve, si dhe dokumentimin e punimeve të realizuara.

Detyrat

  • Ndjekja dhe zbatimi i projekteve të infrastrukturës në kantier.
  • Organizimi dhe koordinimi i punimeve sipas projektit dhe grafikut të punimeve.
  • Mbikëqyrja e punimeve dhe kontrolli i cilësisë së zbatimit.
  • Koordinimi me stafin teknik, mbikëqyrësin dhe nënkontraktorët.
  • Kontrolli i materialeve dhe proceseve të punës në kantier.
  • Kryerja dhe verifikimi i matjeve të punimeve të realizuara.
  • Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike gjatë zbatimit.
  • Ndjekja e dokumentacionit teknik dhe administrativ të kantierit.
  • Përgatitja e situacioneve, librezave të masave dhe dokumentacionit përkatës.
  • Sigurimi i zbatimit të punimeve sipas projektit, specifikimeve teknike dhe standardeve në fuqi.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Eksperiencë pune në zbatimin e projekteve të infrastrukturës përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të projekteve teknike dhe dokumentacionit të ndërtimit.
  • Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve.
  • Njohuri në AutoCAD dhe programe të tjera teknike përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në ndjekjen e punimeve.
  • Gatishmëri për punë në terren/kantier.

Shënime


Nëse jeni të interesuar për pozicionin, ju lutemi dërgoni CV-në në info@vellezerithysa.al ose kontaktoni në +355 69 207 3607.

Rreth kompanisë

Vëllezërit Hysa shpk

Vllezrit Hysa

Vllezrit Hysa

101 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Ndërtimi
Kategoria