Eurolab Internacional Grup

Supervizor i Shitjeve – HoReCa Premium

Eurolab Internacional Grup
Tirane20 Nëntor 2026Afati: 15 Dhjetor 2026

About the job

Eurolab Internacional Grup
E themeluar në vitin 1995, Eurolab Internacional Grup është një ndër kompanitë pioniere në Shqipëri në fushën e shitjes dhe distribucionit, duke përfaqësuar disa prej markave më prestigjioze ndërkombëtare në industrinë FMCG.
Me 30 vite eksperiencë dhe një vizion të qartë për rritje, kemi zgjeruar praninë tonë në rajon, duke u bërë një partner i besuar për kompani lider në tregjet ndërkombëtare.
Ne besojmë te njerëzit, kultivojmë ambicien dhe ndërtojmë së bashku histori suksesi!

Eurolab ka shpallur vakant pozicionin: Supervizor i Shitjeve – HoReCa Premium.
Eurolab Internacional Grup kërkon të mirëpresë në ekip një profesionist/e të orientuar drejt rezultateve, me pasion për shitjet dhe eksperiencë në zhvillimin e kanalit HoReCa Premium.

Supervizori i Shitjeve HoReCa Premium do të drejtojë dhe zhvillojë aktivitetin e shitjeve në këtë kanal, duke u fokusuar në rritjen e portofolit të klientëve, forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe realizimin e objektivave të biznesit.

Detyrat

  • Drejtimi, motivimi dhe zhvillimi i ekipit të shitjes në kanalin HoReCa Premium.
  • Realizimi dhe monitorimi i objektivave të shitjes dhe KPI-ve.
  • Identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe zgjerimi i portofolit të klientëve.
  • Zhvillimi i marrëdhënieve me klientët strategjikë dhe negocimi i marrëveshjeve tregtare.
  • Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe performancës së produkteve.
  • Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve promocionale në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut.
  • Monitorimi i kostove, investimeve tregtare dhe rentabilitetit të kanalit.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Marketing ose Administrim Biznesi.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në shitje, preferohet në industrinë FMCG.
  • Eksperiencë në kanalin HoReCa Premium dhe menaxhimin e ekipeve të shitjes.
  • Aftësi të mira drejtuese, negociuese dhe komunikuese.
  • Aftësi analitike, organizative dhe orientim drejt rezultateve.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office.
  • Leje drejtimi, kategoria B.

Shënime


Çfarë ofrojmë?

  • Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere.
  • Rol drejtues me ndikim në zhvillimin e biznesit.
  • Mjedis dinamik dhe bashkëpunues.
  • Paketë konkurruese page.

Te interesuarit mund te kontaktojne në hr@eurolabinternacional.com, duke specifikuar në subjekt: Supervizor i Shitjeve HoReCa Premium.

Rreth kompanisë

EUROLAB është themeluar si nje kompani tregtare private e organizuar si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (shpk). Aktivitetin e saj tregtar e ka filluar në vitin 1995, si një ndër kompanitë e para të importit dhe distribucionit në Shqipëri. Si rezultat i përpjekjeve që filluan me modesti 25 vjet më parë, por që u fuqizuan ndër vite, sot EUROLAB përfaqëson një standard të avancuar biznesi dhe është një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, me...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Specialist Shitjesh
Kategoria