KRESHA PROD

Supervizor Rajonal Shitjesh – Korçë

KRESHA PROD
Korçë22 Nëntor 2026Afati: 18 Dhjetor 2026

About the job

Që prej vitit 2005, Kresha Prod SHPK është e angazhuar në prodhimin dhe tregtimin e kafesë, duke ndërtuar eksperiencë, cilësi dhe marrëdhënie të qëndrueshme me klientët.

Sot, jemi në kërkim të një Supervizori Rajonal të Shitjeve për zonën e Korçës, i cili do të marrë drejtimin e zhvillimit të shitjeve në terren, do të zgjerojë rrjetin e klientëve dhe do të kujdeset për performancën dhe mbarëvajtjen e ekipit të shitjes.

Kërkojmë dikë që di të ndërtojë marrëdhënie biznesi, të identifikojë mundësi të reja dhe t’i kthejë ato në rezultate konkrete.

Detyrat

  • Zhvillimi i klientelës së re: Identifikimi i bizneseve potenciale, krijimi i kontakteve, organizimi i takimeve dhe negocimi i kushteve për partneritete të reja.

  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët: Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues, kuptimi i nevojave të tyre dhe identifikimi i mundësive për të rritur bashkëpunimin.

  • Drejtimi i ekipit të shitjes: Organizimi, koordinimi dhe monitorimi i aktivitetit të agjentëve në terren, duke ndjekur vizitat, objektivat dhe rezultatet e tyre.

  • Koordinimi i furnizimeve: Ndjekja e porosive dhe garantimi i furnizimit të klientëve në kohë, në bashkëpunim me agjentët dhe magazinën.

  • Rritja e performancës së shitjeve: Identifikimi i mundësive të reja në treg, zgjerimi i prezencës së produkteve dhe realizimi i objektivave të shitjes.

  • Raportimi dhe analiza: Monitorimi i rezultateve dhe përgatitja e raporteve periodike mbi shitjet, klientët, aktivitetin e ekipit dhe zhvillimet në terren.

Kualifikimet

  • Eksperiencë të mëparshme në shitje, menaxhim klientësh ose drejtim të ekipeve të shitjes.
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve të biznesit.
  • Aftësi organizative dhe eksperiencë në koordinimin e ekipeve në terren.
  • Orientim drejt rezultateve dhe përmbushjes së objektivave.
  • Iniciativë, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Gatishmëri për angazhim të vazhdueshëm në terren dhe kontakte të drejtpërdrejta me klientët.

Eksperienca në sektorin FMCG, të kafesë, pijeve ose produkteve për HORECA do të përbëjë avantazh.

Çfarë kërkojmë nga kandidati?

Kërkojmë një person energjik, proaktiv dhe me orientim të fortë drejt biznesit. Dikë që nuk mjaftohet vetëm me ndjekjen e aktivitetit të ekipit, por është vetë aktiv në terren, krijon mundësi të reja, ndërton marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe angazhohet drejtpërdrejt në rritjen e shitjeve.

Shënime


Nëse mendon se ky pozicion përputhet me eksperiencën dhe aftësitë e tua, dërgo CV-në në adresën hr@kresha.al ose na kontakto në +355 68 206 1491.

Bëhu pjesë e ekipit Kresha Prod!

Rreth kompanisë

Kresha Prod shpk operon në fushën e përpunimit, prodhimit, paketim e magazinim të artikujve të ndryshëm ushqimorë. Eksport-import, tregti me shumicë e pakicë të prodhimeve të ndryshme, ushqimore, import makinerish dhe pajisjesh të ndryshme. Ajo punon me pasion në fushën e përpunimit dhe tregëtimit të kafes më të shijshme në tregun mbarë kombëtar të kafesë. Themeluesi i saj ka filluar këtë biznes në 2006 nga tregëtimi i kafesë dhe duke u bërë ndër më të mirët në treg. Kresha Prod...

KRESHA PROD

KRESHA PROD

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Shitjesh
Kategoria