KFC Albania

Supervizor Turni Kavaje

KFC Albania
Kavajë13 Shtator 2026Afati: 9 Tetor 2026

About the job

Supervizori i Turnit është përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e ekipit gjatë turnit, duke siguruar zbatimin e standardeve dhe procedurave të KFC, një shërbim të shkëlqyer ndaj klientit, cilësi të lartë të produkteve dhe operim efikas të restorantit.

Detyrat

  • Drejton dhe koordinon ekipin gjatë turnit, duke siguruar ndarjen e detyrave dhe organizimin efikas të punës.
  • Mbikëqyr zbatimin e standardeve KFC për cilësinë, shërbimin, higjienën dhe sigurinë.
  • Monitoron performancën e stafit dhe ofron mbështetje dhe feedback gjatë turnit.
  • Mbështet trajnimin dhe integrimin e punonjësve të rinj dhe ndihmon në zhvillimin e ekipit.
  • Siguron një eksperiencë pozitive për klientët dhe menaxhon në mënyrë profesionale kërkesat dhe ankesat.
  • Monitoron ritmin e shërbimit dhe ndërmerr veprime për të siguruar një operim sa më efikas gjatë orareve me fluks.
  • Mbështet arritjen e objektivave të shitjeve dhe promovimin e produkteve dhe ofertave të kompanisë.
  • Kontrollon disponueshmërinë e produkteve dhe furnizimeve gjatë turnit dhe informon menaxhmentin për nevojat e restorantit.
  • Kujdeset për zbatimin e planit të pastrimit dhe standardeve të higjienës gjatë gjithë turnit.
  • Kryen kontrolle bazë të stokut dhe minimizon humbjet dhe shpërdorimet.
  • Plotëson dokumentacionin dhe raportimet e nevojshme të turnit sipas procedurave të kompanisë.
  • Siguron zbatimin e procedurave të hapjes dhe/ose mbylljes së restorantit, sipas planifikimit.
  • Identifikon dhe raporton problematikat operative tek Manager-i/RGM dhe ndihmon në zgjidhjen e tyre.
  • Menaxhon situata të papritura ose emergjente gjatë turnit në përputhje me procedurat e kompanisë.
  • Përfaqëson vlerat dhe standardet e kompanisë në çdo komunikim me klientët dhe ekipin.

Kualifikimet

  • Eksperiencë pune në shërbim ndaj klientit, hospitality, retail, fast food ose industri të ngjashme.
  • Eksperienca në rol supervizues ose drejtues përbën avantazh.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
  • Aftësi për të drejtuar, motivuar dhe mbështetur një ekip.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të marrë vendime dhe për të zgjidhur problematika në një ambient dinamik.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohuri bazë kompjuterike dhe aftësi për të punuar me raporte dhe dokumentacion.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Shënime


Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën hr@kfc.al ose numrin +355 69 702 1304

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008.

Rreth kompanisë

KFC Albania is the official representative in Albania of the international brand Kentucky Fried Chicken (KFC), one of the most well-known and well-established global chains in the fast-food restaurant industry. KFC’s activity in Albania began as part of the brand’s expansion into regional markets, bringing international standards of quality, food safety, and customer service. Founded in 2016, KFC Albania has grown significantly, mainly located in Tirana, Durrës, and Vlorë. At KFC, our focus is on the customer and their satisfaction....

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Koordinator Shërbimesh
Kategoria