Recruit Albania Group

Customer Care & Spa Operations

Recruit Albania Group
Tirane10 Shtator 2026Afati: 8 Tetor 2026

About the job

Kërkojmë një person të shpejtë, shumë të organizuar dhe të përgjegjshëm, i cili të marrë përsipër mbarëvajtjen e rezervimeve dhe organizimin efikas të axhendës

Detyrat

Detyrat kryesore:

  • Menaxhimi i telefonatave të klientëve.
  • Menaxhimi i WhatsApp dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
  • Marrja dhe regjistrimi korrekt i rezervimeve.
  • Menaxhimi i ndryshimeve dhe anulimeve.
  • Administrimi dhe kontrolli i sistemit të booking.
  • Konfirmimi dhe ndjekja e rezervimeve.
  • Menaxhimi i waiting list dhe kontaktimi i klientëve kur krijohen vende të lira.
  • Organizimi dhe optimizimi i axhendës së terapistëve.
  • Plotësimi sa më efikas i orareve të lira pas anulimeve.
  • Parandalimi i gabimeve dhe mbivendosjeve në rezervime.
  • Kontrolli i vazhdueshëm i axhendës gjatë ditës dhe përgatitja e rezervimeve për ditën pasardhëse.
  • Koordinimi i vazhdueshëm me Front Desk dhe terapistët.
  • Menaxhimi i kërkesave të veçanta të klientëve dhe përcjellja e saktë e informacionit te personi përkatës.
  • Ndjekja e anulimeve dhe no-shows sipas procedurave të Aja Spa.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve që ndikojnë në rezervime ose në organizimin e axhendës.

Kualifikimet

Kërkesat:

  • Njohja e mirë e gjuhës angleze është e detyrueshme, pasi Aja Spa ka staf ndërkombëtar.
  • Aftësi shumë të mira organizative.
  • Shpejtësi në përdorimin e kompjuterit, telefonit dhe sistemeve të rezervimeve.
  • Komunikim shumë i mirë verbal dhe me shkrim.
  • Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi për të menaxhuar njëkohësisht telefonata, mesazhe dhe rezervime.
  • Aftësi për të punuar me volum të lartë pune duke ruajtur organizimin dhe saktësinë.
  • Person proaktiv dhe me aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve.
  • Eksperienca në reservations, hospitality, hoteleri, spa, klinika ose customer service përbën avantazh.

Shënime


Orari: 11:00–19:00
Pozicioni: Full-time

Ju lutem të na referoni vetëm kandidatë që plotësojnë kriterin e gjuhës angleze dhe janë të disponueshëm për orarin 11:00–19:00.

Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne numrin e tel : +355 69 8090 143 ose ne adresen e email: info@recruitalbania.al

Rreth kompanisë

Recruit Albania Group është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në ndërmjetësimin e burimeve njerëzore nga jashtë vendit për tregun vendas. Ne ofrojmë shërbime të avancuara të rekrutimit, duke siguruar punonjës të kualifikuar dhe të specializuar për sektorë të ndryshëm, përfshirë hoteleri, ndërtim, industri të rënda dhe të lehta, prodhim, fasoneri, përkujdesje dhe shërbime, si dhe telekomunikim. Angazhimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të aksesojnë burime njerëzore të kualifikuara nga jashtë vendit, për të përmbushur kërkesat e tregut...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Koordinator Shërbimesh
Kategoria

Latest jobs from this company