Mabetex Group

Teknik Elektrik

Mabetex Group
Tirane23 Tetor 2026Afati: 13 Nëntor 2026

About the job

Kompania: Mabetex Group

Pozicioni: Teknik Elektrik
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Jemi në kërkim të një Tekniku Elektrik me përvojë dhe kualifikim profesional për mirëmbajtjen, kontrollin dhe riparimin e instalimeve elektrike në ambientet e zyrave tona në Tiranë.

Detyrat

  • Kryerja e instalimeve, mirëmbajtjes dhe riparimeve të sistemeve elektrike.
  • Kontrolli dhe diagnostikimi i defekteve elektrike.
  • Mirëmbajtja e paneleve elektrike, ndriçimit, prizave dhe pajisjeve elektrike.
  • Zbatimi i skemave elektrike dhe i standardeve teknike të sigurisë.
  • Identifikimi dhe parandalimi i problematikave të mundshme në sistemet elektrike.
  • Dokumentimi i punimeve të kryera dhe raportimi i defekteve teknike.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe përdorimi korrekt i pajisjeve mbrojtëse.

Kualifikimet

  • Të ketë mbi 5 vite përvojë pune në fushën e instalimeve dhe mirëmbajtjes elektrike.
  • Të zotërojë diplomë profesionale, dëshmi kualifikimi ose certifikim përkatës në fushën elektrike.
  • Të ketë njohuri të mira në instalimet elektrike, diagnostikimin e defekteve dhe mirëmbajtjen teknike.
  • Të ketë leje drejtimi të kategorisë B, të vlefshme.
  • Të njohë dhe të zbatojë rregullat e sigurisë elektrike.
  • Të jetë person i përgjegjshëm, korrekt, i organizuar dhe i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
  • Të ketë aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur problematika teknike në kohë.

Shënime


Te interesuarit te dergojne. CV ne hr@mabetex.al ose kontaktojne ne nr e tel: +355698027832.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

Rreth kompanisë

Mabetex Group është një kompani globale që brenda pak vitesh është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë, me degë në 18 shtete. Kompania ka selinë në Lugano, Zvicër, dhe punëson rreth 14.000 persona. Kompania është e specializuar në shumicën e fushave të planifikimit civil dhe industrial. Mabetex është e specializuar në shumicën e fushave të planifikimit prestigjioz civil dhe industrial dhe ka një portofol të gjerë të punimeve të realizuara në mbarë botën, duke përfshirë restaurimin e...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Elektriçist
Kategoria