Dutch Global Maintenance DGM

Teknik i Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve

Dutch Global Maintenance DGM
Tirane16 Nëntor 2026Afati: 14 Dhjetor 2026

About the job

Dutch Global Maintenance (“DGM”) kërkon të punësojë: Teknik i Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve i cili do të raportojë tek Përgjegjësi i Ofiçinës.

Detyrat

  • Diagnozon dhe riparon rrjetin e ajrit të kompresuar (kompresorë, valvula, jastëkë ajri, linja presioni).
  • Siguron funksionimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemit pneumatic.
  • Kontrollon, mirëmban dhe riparon pompat dhe valvulat e vajit hidraulik.
  • Zëvendëson ose riparon tubacionet e vajit me presion të lartë.
  • Ekzekuton ndërhyrje mekanike në sistemet e kambios për mjete të rënda.
  • Bashkëpunon në rastet e zëvendësimit të komponentëve të transmetimit.
  • Kontrollon dhe riparon lidhjen midis motorrit dhe pompës së ujit.
  • Ndërhyn në çdo mosfunksionim në sistemin e transmetimit të energjisë.
  • Realizon montimin dhe çmontimin e pompave të ujit, valvulave, tubacioneve dhe çdo agregati të lidhur me sistemin e zjarrfikëses.
  • Kontrollon linjat e ujit dhe strukturën teknike të pompës.
  • Ndërhyn në sistemin e drejtimit, sistemet motorike dhe transmetimit.
  • dentifikon defektet dhe zbaton zgjidhje efikase për rikthimin e funksionalitetit.

Kualifikimet

  • Preferohet Diplomë Universiteti.
  • Preferohet përvojë e meparshme në pozicione te ngjashme.
  • Saktësi dhe aftësi për kryerjen e kontrollit / inspektimit.
  • Aftësia për të ndjekur në mënyrë strikte udhëzimet e Eprorëve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi.
  • Aftësi për të punuar nën stres dhe përgjigjen ndaj emergjencave.

Shënime


Për më shumë detaje, na kontaktoni në adresën e email-it: marenglen.prenci@dgm.al ose në numrin tonë të cel: +355 68 283 4107

Rreth kompanisë

Dutch Global Maintenance (DGM) Administrim dhe mirëmbajtje pallatesh, hotelesh, lokale, qëndra biznesi, zyra, komplekse banimi, bllok vilash, komplekse multifunksionale, aeroportesh, portesh, dhe të tjera të lidhura me këto. Montim, mirëmbajtje, riparime, modernizimi, ashensoresh. Import-eksport të ashensorëve, paisjeve të ndryshme në funksion të tyre. Projektim, zbatim dhe konsulencë në sistemet industriale, elektrike, elektronike, mekanike, ndërtimore, të teknologjise së informacionit, telekomunikacionit, shëbimeve të evakuimit në raste emergjencash natyrore dhe jo natyrore. Grumbullim, transport, ruajtje dhe përpunimi i mbetejeve urbane dhe mbetjeve ndërtimore...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Hidroteknik
Kategoria