
Teknik instalimesh FTTH Durrës
About the job
Kompania Digicom kërkon të punësojë: Teknik Instalimesh FTTH (Durrës)
Detyrat
- Instalimi dhe konfigurimi i kabllove me fibër optike deri në ambientet e klientëve.
- Testimi i sinjalit dhe verifikimi i cilësisë së tij për të garantuar performancë të lartë.
- Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja e sistemeve ekzistuese të fibrës optike.
- Bashkëpunimi me ekipet teknike për të siguruar instalime të sakta dhe të sigurta.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në instalimin e fibrës optike përbën avantazh.
- Njohuri bazë mbi teknologjinë FTTH dhe mjetet e instalimit.
- Aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
- Patentë e kategorisë B.
Shënime
Perfitimet
- Pagë konkurruese, në përputhje me tregun.
- Trajnime të vazhdueshme mbi teknologjitë më të fundit në fushën e fibrës optike.
- Mundësi për rritje profesionale në një kompani dinamike.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare MyJobs.al ne seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 11 Dhjetor 2026, ora 17:00.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Digicom merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
Rreth kompanisë
DIGICOM është njё nga kompanitё mё inovatore tё komunikimit në Shqipëri. Kemi investuar për një rrjet të qëndrueshëm duke përdorur teknologjinё e rrjetit me fibra optike dhe IP. Jo shumё kompani kanё shansin pёr tё ndryshuar jetёn e njerёzve nёpёrmjet inovacionit. Ҫdo ditё po rritet numri i klientëve të cilët i besojnё teknologjisё sё rrjetit te Digicom me fibra optike dhe shërbimit që ata ofrojnë. Sepse DIGICOM ofron atë që premton! Shtëpia juaj shndrit me internet 100% me fibër optike...
