
Arkitekt
About the job
Kategoria e Punës / Profesioni: Arkitekt Kohe e plote
Infratech shpk po zgjeron stafin eshte ne kerkim te arkitekteve krijues.
Nëse jeni duke kërkuar për përvoja të ndryshme pune dhe mundësi për t’u rritur.
Përgjegjësitë e arkitektit përfshijnë zhvillimin e propozimeve të projektimit, përgatitjen e vizatimeve, specifikimeve, etj.
Detyrat
- Zhvillimi dhe prezantimi i projekt propozimeve.
- Përgatitja e vizatimeve, planeve, specifikimeve dhe dokumenteve të ndërtimit.
- Pajtueshmëria me standardet e sigurisë dhe rregulloret lokale të planifikimit.
- Përcaktimi dhe respektimi i buxheteve dhe afateve kohore.
Kualifikimet
- Diplomë në arkitekturë .
- Njohuri të Microsoft Office dhe programeve softuerike si AutoCAD, Revit, Adobe, 3DMAX etj.
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe prezantuese,komunikuese.
- Njohuri të kodeve të ndërtimit dhe standardeve rregullatore.
- Aftësi të mira krijuese dhe vizualizuese.
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania me email: cv dhe portfolio: e-mail: info@infratech.al ose me poste ne adresen:
Infratech shpk
RR. BESIM IMAMI, PALLATI 12-KATESH,
KATI I 2-TE NR.13.
TIRANE
Rreth kompanisë
INFRATECH është një shoqëri konsulencë e themeluar me date 27/04/2009. Aktiviteti ynë fillestar përqendrohej në shërbime në projektimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e projekteve në Zhvillime Urbane, Arkitekturë dhe Infrastrukture. Nga viti në vit, kemi zgjeruar gamën tonë të shërbimeve në Zhvillime Urbane dhe Rurale, Arkitekturë, Infrastrukture, Vlerësim te ndikimeve ne Mjedis, etj., si dhe Mbikëqyrje e Kolaudim të tyre. Gjatë këtyre viteve, ne jemi rritur profesionalisht si pasojë e cilësisë dhe profesionalizmit.