Albanian Development Company

Teknik Splajcimi Durres

Albanian Development Company
Durrës20 Nëntor 2026Afati: 10 Dhjetor 2026

About the job

Kerkojme te punsojme: Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe funksionimin e rrjetit fiks HFC, nga NODE deri te abonenti, duke identifikuar dhe riparuar defektet sipas standardeve teknike të kompanisë.

Kryen ndërhyrje në rrjet, zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara dhe ofron mbështetje teknike për klientët. Bashkëpunon me ekipin dhe supervizorin për zgjidhjen e problematikave, merr pjesë në projekte teknike dhe kontribuon në trajnimin e stafit me më pak përvojë.

Siguron gatishmëri për ndërhyrje në raste avarish dhe kujdeset për cilësinë, sigurinë dhe përmbushjen në kohë të shërbimeve.

Detyrat

  • Identifikon, diagnostikon dhe riparon defektet në rrjetin kabllor koaksial HFC.
  • Kryen ndërhyrje teknike dhe mirëmbajtje parandaluese në infrastrukturën e rrjetit.
  • Zëvendëson kabllot, konektorët dhe pajisjet e dëmtuara në rrjet ose pranë abonentit.
  • Lokalizon problematikat në rrjet dhe planifikon ndërhyrjet në koordinim me supervizorin.
  • Kryen kontrolle dhe testime teknike për të siguruar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e sinjalit.
  • Merr pjesë në ndërhyrjet emergjente për eliminimin e avarive dhe rikthimin e shërbimit.
  • Ofron mbështetje teknike për klientët fundorë, sipas nevojave të kompanisë.
  • Raporton defektet, ndërhyrjet e kryera dhe problematikat e konstatuara në terren.
  • Bashkëpunon me ekipet teknike dhe kontribuon në trajnimin e punonjësve me më pak përvojë.
  • Respekton procedurat teknike, standardet e sigurisë në punë dhe udhëzimet e supervizorit.

Kualifikimet

  • Arsim i mesëm profesional ose i lartë në Telekomunikacion, Elektronikë, Elektrik ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në mirëmbajtjen dhe instalimin e rrjeteve HFC, koaksiale ose fibër optike përbën avantazh.
  • Njohuri bazë mbi infrastrukturën e rrjeteve të telekomunikacionit dhe pajisjet përkatëse.
  • Aftësi për identifikimin, diagnostikimin dhe zgjidhjen e defekteve teknike.
  • Aftësi për përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve të matjes dhe testimit të rrjetit.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në kushte pune në terren.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe gatishmëri për ndërhyrje në raste avarish.
  • Patentë e kategorisë B, e preferueshme.

Shënime


Te interesuarit te dergojne CV-ne ne numrin e celularit +355 69 402 0222 ose email: hr@adc.al.

Rreth kompanisë

Fokusi ynë është ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës dhe rrjeve të komunikimit në Shqipëri. Me mbi 300 punonjës të përkushtuar, ADC synon arritjen e eficensave operacionale për të ofruar shërbim cilësor tek klientët e saj.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
High school
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Hidroteknik
Kategoria