Testues/e i Video Lojërave Vlore
About the job
TESTUES/E I VIDEO LOJËRAVE (Vlorë)
KTHEJE PASIONIN TEND PER LOJERAT NE HAPIN E PARE DREJT NJE KARRIERE NE INDUSTRINE E GAMING!
QLOC eshte nje nga kompanite lider qe ofron sherbime zhvillimi, arti, testimi dhe lokalizimi per industrine globale te videolojerave. Ne bashkepunojme me disa nga emrat me te medhenj ne industrine e gaming, duke perfshire EA, CD PROJEKT RED, Capcom, Warner Bros., Activision dhe BANDAI NAMCO Entertainment. Ekipet tona kane kontribuar ne tituj te njohur si Cyberpunk 2077, Devil May Cry, Dark Souls Remastered, Mortal Kombat dhe Gotham Knights.
PSE TE BËHESH PJESË E QLOC?
- Paguhemi për të punuar me videolojëra dhe nis karrierën tënde në zhvillimin e lojërave – nuk kërkohet eksperiencë e mëparshme!
- Punësim zyrtar me kontratë pune dhe leje të paguar, në përputhje me ligjin.
- Zyrë komode në qendër të qytetit, në Rrugën Kosova, pranë Universitetit të Vlorës.
- Balancë e shëndetshme punë-jetë — puno nga e hëna në të premte, nga ora 07:00 deri në 15:00, me 1 orë pushim të paguar dhe fundjavën pushim.
- Puno në prodhime AAA të njohura globalisht dhe bashkëpuno me kompani lider në industrinë e gaming-ut.
- Ekip miqësor dhe mbështetës, që të ofron eksperiencë të vlefshme profesionale në një industri në rritje.
- Shiko emrin tënd në kreditet e lojërave të publikuara!
Detyrat
SI TESTUES I VIDEO LOJËRAVE, JU DO TË
- Testoni lojëra për PC dhe konsola.
- Zbuloni dhe raportoni bug-e, defekte dhe probleme të gameplay-t.
- Përgatitni raporte të detajuara mbi problemet e identifikuara në gjuhën angleze.
- Jepni sugjerime për përmirësimin e cilësisë së produktit.
- Ndihmoni në krijimin e eksperiencave të jashtëzakonshme të lojërave për miliona lojtarë në mbarë botën.
Kualifikimet
KËRKESAT
- Anglisht B2 ose me lart (ju do të punoni në një mjedis ndërkombëtar ku gjuha e komunikimit është anglishtja).
- Eksperience me lojera PC ose konsola.
- Vemendje ndaj detajeve.
- Aftesi te mira komunikimi.
- Pune ne ekip.
- Orari: E hene-E premte, 07:00-15:00.
- Pune ne zyre ne Vlorë.
Shënime
ÇFARË JU OFROJMË
- Kontratë pune me kohë të plotë.
- Mundësinë për të punuar me teknologjitë më të fundit çdo ditë.
- Përfshirje në projekte të njohura ndërkombëtarisht dhe tituj AAA të industrisë së gaming.
- Mundësinë për të shfaqur emrin tuaj në kreditet e lojërave të publikuara.
- Perspektiva të qarta zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
- Trajnime të brendshme dhe mundësi të vazhdueshme për të mësuar.
- Dragons Academy – aktivitete për shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive.
- Dragothon – sfidë sportive për punonjësit me çmime tërheqëse.
- Një ekip miqësor, atmosferë pozitive dhe menaxhim mbështetës.
PROCESI I REKRUTIMIT
Hapi 1: Bisedë e shkurtër telefonike.
Hapi 2: Intervistë online.
Hapi 3: Vendimi përfundimtar.
Hapi 4: Pritja për caktimin në projekt dhe procesin e integrimit (onboarding).
INFORMACION I RENDESISHEM
Për të aplikuar, përdorni lidhjen më poshtë dhe ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në gjuhën angleze. Aplikimet ne gjuhe te tjera nuk do te merren ne konsiderate. https://qloc.elevato.net/en/testuese-i-video-lojerave-vlore,ja,257?source=1048
Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e #QLOCDragons!
Nëse dëshironi të lexoni rreth përpunimit të të dhënave tuaja personale gjatë procesit tërekrutimit, shikoni këtë faqe: https://q-loc.com/privacy-policy/personal-data-processing/
Në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, procedura e raportimit të brendshëm mund të gjendet këtu: https://q-loc.com/whistleblowing/