
Trade Marketing Executive
About the job
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri shpall vakant pozicionin: Trade Marketing Executive
Trade Marketing Executive (TME) është përgjegjës për zbatimin e planeve të trade marketing-ut dhe mbështetjen e arritjes së objektivave të volumit, të ardhurave dhe shpërndarjes për markat e Eurolab në tregjet që mbulon. Ai/Ajo është përgjegjës/e për zhvillimin e markave në të gjitha kanalet, zbatimin e lançimeve të produkteve, programeve të besnikërisë, planegrameve, përdorimin e POSM-ve dhe programeve të tjera specifike tregtare të miratuara.
Detyrat
- Planifikimi i trade marketing-ut
- Zbaton strategjitë e markave në tregjet përkatëse, duke përgatitur planet vjetore të trade marketing-ut jo më vonë se muaji dhjetor i çdo viti. Planet dakordësohen me Brand Managers dhe Departamentin e Shitjeve dhe miratohen nga line manager-i.
- Aktivitete dhe programe trade marketing
- Harton dhe përgatit aktivitete dhe programe të trade marketing-ut bazuar në strategjinë e markës dhe planet për tregun/tregjet që mbulon. Siguron komunikimin dhe mirëkuptimin e plotë të aktiviteteve nga të gjitha palët e përfshira në ekzekutim (shitje, logjistikë, finance, trade, marketing, etj.).
- Ekzekutimi në terren
- Siguron zbatimin korrekt dhe në kohë të aktiviteteve dhe programeve të miratuara; koordinon, udhëzon dhe kontrollon Field Force dhe kontraktorët gjatë ekzekutimit; ndërmerr masa korrigjuese kur është e nevojshme për të garantuar standardin dhe qëllimet e aktiviteteve.
- Brand awareness & zhvillimi i markave
- Drejton programet dhe aktivitetet që rrisin njohjen, preferencën dhe vizibilitetin e markave në kategori të ndryshme, produkte dhe kanale (horeca, retail, modern trade etj.), duke siguruar përputhje me strategjitë e brand-it dhe udhëzimet e furnitorëve.
- Materialet promocionale (POSM)
- Identifikon furnitorë potencialë për POSM, i referon tek departamenti i prokurimit dhe ndjek procesin e dizajnit, prodhimit, administrimit, vendosjes në treg dhe mirëmbajtjes së tyre.
- Përgatit dhe zbaton planogramet dhe siguron nënshkrimin e kontratave me pikat e shitjes për vendosjen e POSM-ve.
- Është përgjegjës për ndjekjen dhe përditësimin e inventarit të POSM-ve në treg dhe në magazinë.
- Të dhënat tregtare dhe analiza
- Mbledh të dhëna mbi tendencat e industrisë, kategorive dhe kanaleve të shitjes; analizon rezultatet e aktiviteteve, performancën sipas kanalit/klientit dhe propozon veprime konkrete të trade marketing-ut tek line manager-i dhe ekipet përkatëse.
- Raportimi & prezantimet
- Përgatit raporte mujore sipas udhëzimeve të line manager-it (raport aktivitetesh, përdorim POSM, zhvillim kanalesh, trende tregu, etj.), si dhe raporte ad-hoc sipas nevojës.
- Raportet mujore dorëzohen deri më datë 5 të muajit pasardhës.
- Prezanton vlerësimin e programeve/aktiviteteve të implementuara çdo muaj, ose jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të aktivitetit/projektit.
- Detyra të tjera
- Kryen detyra të tjera sipas nevojave të kompanisë, brenda fushëveprimit të kontratës dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kualifikimet
- Diplomë universitare (preferohet në Marketing, Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme).
- Eksperiencë pune në FMCG në role të trade marketing, marketingut apo shitjeve; eksperienca konkrete në aktivitete në terren (merchandising, aktivizime, evente) konsiderohet avantazh i madh.
- Njohuri shumë të mira të MS Office, veçanërisht Excel (buxhete, raporte, analiza) dhe PowerPoint (prezantime).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze; njohja e një gjuhe tjetër të BE-së është avantazh.
- Leje drejtimi (kategoria B) dhe gatishmëri për lëvizje të shpeshta në terren.
Shënime
Te interesuarit mund te kontaktojne ne hr@eurolabinternacional.com ose ne nr. 0697095401
Rreth kompanisë
EUROLAB është themeluar si nje kompani tregtare private e organizuar si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (shpk). Aktivitetin e saj tregtar e ka filluar në vitin 1995, si një ndër kompanitë e para të importit dhe distribucionit në Shqipëri. Si rezultat i përpjekjeve që filluan me modesti 25 vjet më parë, por që u fuqizuan ndër vite, sot EUROLAB përfaqëson një standard të avancuar biznesi dhe është një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, me...
