
Transportues (Shofer Shpërndarjeje) – Zona e Shkodres
About the job
Inter Trade & Distribution SH.P.K. kërkon të punësojë një kandidat të përgjegjshëm dhe të motivuar për pozicionin Transportues (Shofer Shpërndarjeje), pranë Departamentit të Shitjeve dhe Distribucionit.
Të dhënat e pozicionit
- Pozicioni: Transportues (Shofer Shpërndarjeje)
- Zona: Shkodër
- Departamenti: Shitje / Distribucion
- Orari i punës: Me kohë të plotë, nga e hëna deri të premten, ora 07:00–16:00, me një orë pushim gjatë ditës.
- Vendndodhja: Autostrada Tiranë–Durrës, Km 1, Tiranë.
Përshkrimi i pozicionit
Transportuesi është përgjegjës për transportimin dhe dorëzimin në kohë, në mënyrë të sigurt dhe të saktë, të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore të kompanisë te klientët, në përputhje me porositë e konfirmuara dhe planin ditor të shpërndarjes. Ky rol synon të garantojë integritetin e produkteve gjatë transportit, respektimin e standardeve të kompanisë për trajtimin dhe ruajtjen e tyre, si dhe administrimin e saktë të dokumentacionit përkatës të dorëzimit.
Detyrat
- Merr pjesë në procesin e ngarkimit të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore, në përputhje me porositë dhe dokumentacionin përkatës;
- Verifikon sasinë dhe artikujt e ngarkuar, duke kontrolluar përputhshmërinë e tyre me dokumentet e transportit;
- Transporton dhe shpërndan produktet sipas itinerarit dhe planit ditor të përcaktuar nga kompania;
- Siguron dorëzimin e porosive te klientët brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar udhëzimet dhe procedurat e kompanisë;
- Garanton ruajtjen dhe trajtimin e duhur të produkteve gjatë transportit, në përputhje me standardet e kompanisë dhe udhëzimet përkatëse;
- Administron dhe plotëson saktë dokumentacionin e transportit dhe dorëzimit, përfshirë faturat, fletë-daljet dhe dokumentet e konfirmimit të dorëzimit;
- Verifikon që dokumentacioni i dorëzimit të jetë i plotë dhe në përputhje me mallin e dorëzuar;
- Komunikon në mënyrë korrekte dhe profesionale me klientët, duke kontribuar në ofrimin e një shërbimi cilësor;
- Eshtë përgjegjës për mirëmbajtjen e mjeteve te punës të kompanisë.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; arsimimi universitar përbën avantazh.
- Të zotërojë leje drejtimi të vlefshme, të kategorisë B;
- Përvoja e mëparshme në transport, shpërndarje ose distribucion përbën avantazh;
- Të karakterizohet nga përgjegjshmëria, korrektësia dhe integriteti professional;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit;
- Të jetë i gatshëm të punojë në terren dhe të angazhohet në proceset e ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave;
- Të tregojë përpikëri në respektimin e orarit, itinerarit dhe procedurave të punës;
Shënime
Çfarë ofrojmë?
- Pagë bruto duke filluar nga 80,000 lekë, për kandidatë me pak përvojë, me mundësi rritjeje në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
- Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie me fokus në shpërndarjen dhe distribucionin e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse që vërtetojnë kualifikimet e tyre në adresën e mëposhtme:
E-mail: aplikime.itd@ibd.com.al
Kontakt: 068 564 7309
Ju mirëpresim të aplikoni për t’u bërë pjesë e ekipit tonë!
Rreth kompanisë
Inter Trade &Distribution është një kompani lider në tregun shqiptar të FMCG, që prej vitit 1992, me seli në Tiranë. Prej më shumë se 30 vitesh, kompania sjell te konsumatorët shqiptarë marka të njohura ndërkombëtare, duke ndërtuar një pozicion të fortë dhe të qëndrueshëm në treg. E specializuar në shitje,marketing,shperndarje, Inter Trade & Distribution menaxhon një portofol të gjerë produktesh ushqimore dhe jo-ushqimore, duke garantuar prani të vazhdueshme dhe performancë të lartë të markave që përfaqëson. Përmes një rrjeti shpërndarjeje...