Barleti Medical Group

Call Center Agent

Barleti Medical Group
Tirane7 Shtator 2026Afati: 12 Tetor 2026

About the job

Barleti Day Hospital kërkon të zgjerojë ekipin me një Call Center Agent, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për komunikimin me pacientët e huaj, menaxhimin e kërkesave dhe orientimin e tyre drejt shërbimeve të përshtatshme të institucionit.

Detyrat

  • Komunikimi me pacientët përmes telefonit dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
  • Informimi i pacientëve mbi shërbimet, konsultat dhe procedurat e ofruara.
  • Planifikimi dhe koordinimi i takimeve me mjekët dhe departamentet përkatëse.
  • Menaxhimi i telefonatave hyrëse dhe dalëse në mënyrë profesionale.
  • Regjistrimi dhe përditësimi i saktë i të dhënave dhe kërkesave të pacientëve.
  • Ndjekja e kërkesave të pacientëve dhe orientimi i tyre drejt shërbimit përkatës.
  • Bashkëpunimi me stafin mjekësor dhe administrativ për një koordinim sa më efikas.
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe standardeve profesionale në komunikimin me pacientët.

Kualifikimet

  • Minimumi 3 vite eksperiencë në Call Center.
  • Background/formim në fushën mjekësore.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe menaxhimi të kohës.
  • Aftësi për të komunikuar me profesionalizëm dhe korrektësi me pacientët.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar disa kërkesa njëkohësisht.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim ndaj pacientit.

Shënime


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në info@barleti.al ose të kontaktojnë në +355 69 60 75 333.

Rreth kompanisë

Grupi Mjekësor Barleti, i themeluar në vitin 2023, është një institucion shëndetësor i përkushtuar ndaj ofrimit të kujdesit të avancuar dhe të personalizuar për pacientët. Me një fokus të veçantë te cilësia dhe inovacioni, ne ofrojmë shërbime të integruara mjekësore, përfshirë diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin parësor e specializuar. Shërbimet tona përfshijnë: Tek Grupi Mjekësor Barleti, stafi ynë është në qendër të suksesit tonë. Ne kërkojmë profesionistë të përkushtuar për t’u bërë pjesë e një ekipi që promovon shëndetin dhe mirëqenien...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Operator
Kategoria