HR-Studio

Videograf / Video Editor

HR-Studio
Tirane7 Shtator 2026Afati: 2 Tetor 2026

About the job

HR Studio po kërkon për një kompani partnere një Videograf kreativ dhe të apasionuar pas krijimit të përmbajtjeve vizuale moderne dhe dinamike. Nëse ke sy artistik, energji kreative dhe dëshirë për të sjellë ide inovative në jetë, kjo mundësi është për ty.

Detyrat

  • Realizon xhirime video për rrjete sociale, evente, produkte dhe fushata marketingu
  • Editon materiale video në mënyrë profesionale dhe kreative
  • Krijon përmbajtje vizuale të përshtatura për platforma si Instagram, TikTok, LinkedIn dhe Facebook
  • Bashkëpunon me ekipin e marketingut për zhvillimin e ideve dhe konceptit kreativ
  • Kujdeset për cilësinë teknike dhe estetike të materialeve vizuale
  • Menaxhon pajisjet e xhirimit dhe organizimin e materialeve video
  • Ndjek trendet më të fundit në videografi dhe content creation

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në videografi dhe video editing
  • Njohuri shumë të mira në programe si Adobe Premiere Pro, CapCut, After Effects ose programe të ngjashme
  • Kreativitet dhe aftësi për storytelling vizual
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim kohe
  • Njohuri mbi trendet e social media dhe marketingut digjital
  • Portofol me punë të realizuara më parë përbën avantazh
  • Patentë B përbën avantazh

Shënime


Çfarë Ofrojmë:

  • Ambient kreativ dhe profesional
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Projekte dinamike dhe bashkëpunime interesante
  • Pagesë konkurruese
  • Mbështetje dhe liri kreative në realizimin e ideve

Dërgo CV-në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Montazhier
Kategoria

Latest jobs from this company