Alupasion

Inxhinier Teknik

Alupasion
Tirane7 Shtator 2026Afati: 29 Shtator 2026

About the job

Alupasion kërkon të punësojë një Inxhinier Teknik

Alupasion sh.p.k. kërkon të shtojë në ekip një Inxhinier Teknik, i cili do të angazhohet në zhvillimin teknik të projekteve të aluminit dhe xhamit, duke përfshirë fasada, dritare, parapete xhami, sisteme grilash dhe zgjidhje të tjera arkitekturore.

Kandidati do të jetë përgjegjës për matjet në terren, përgatitjen e vizatimeve teknike dhe zbërthimeve për prodhim, hartimin e listave të materialeve, dhënien e porosive për prodhim, si dhe ndjekjen e zbatimit të punimeve në kantier në koordinim me ekipet e prodhimit dhe montimit.

Pozicioni ofron mundësinë për të punuar në projekte të ndryshme rezidenciale, komerciale dhe industriale, duke zhvilluar ekspertizë praktike në projektim, prodhim dhe implementimin e sistemeve të avancuara të aluminit dhe xhamit.

Detyrat

  • Zbërthimi dhe analiza e projekteve teknike, me fokus në sistemet e aluminit dhe xhamit.
  • Përgatitja e detajeve teknike, vizatimeve dhe porosive për prodhim, në përputhje me kërkesat e projektit.
  • Marrja, verifikimi dhe dokumentimi i matjeve në terren përpara procesit të prodhimit.
  • Koordinimi me departamentin e prodhimit dhe ekipet e montimit për realizimin korrekt të projektit.
  • Ndjekja dhe kontrolli i punimeve në terren, duke verifikuar zbatimin sipas projektit dhe specifikimeve teknike.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë zbatimit, në bashkëpunim me ekipet përkatëse.

Shënime


Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne email :Info@alupasion.com ose ne numrin e tel:+355 69 203 6437

Rreth kompanisë

Alupasion sh.p.k. është një kompani shqiptare me mbi 30 vite eksperiencë në projektimin, prodhimin dhe zbatimin e sistemeve të aluminit dhe xhamit për ndërtime rezidenciale, komerciale dhe industriale. E themeluar në Vlorë në vitin 1996, kompania zhvillon dhe realizon një gamë të gjerë zgjidhjesh, duke përfshirë dritare alumini, fasada xhami, sisteme grilash, veshje me Alucobond, parapeta xhami, porta industriale dhe sisteme të tjera arkitekturore. Në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, Alupasion kombinon ekspertizën teknike me standardet europiane të cilësisë,...

Alupasion

Alupasion

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier
Kategoria