
Inxhinier Kostoist
About the job
Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi Kostoist/Preventivues
Departamenti: Teknik (Zyrë)
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e rolit: Progeen po kërkon një Inxhinier/e Ndërtimi, që do të jetë pjesë e stafit teknik për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave, të analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës, si dhe të punimeve shtesë.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Parashikon buxhetin e projektit duke përllogaritur koston e punimeve për zërat e punimeve sipas preventivit dhe/ose të punimeve shtesë nëse lind e nevojshme gjatë zbatimit për rishikim projekti;
- Analizon dhe kontrollon shpenzimet e projektit për të siguruar përputhje me buxhetin;
- Përgatit dhe përditëson preventivat duke ju referuar çmimeve të tregut dhe kërkesave të projektit;
- Përgatit analizat e çmimeve të tregut dhe kostos së punës, me qëllim optimizimin e planifikimit buxhetor të projektit;
- Identifikon dhe vlerëson rreziqet e mundshme financiare që ndikojnë në koston e projektit dhe sugjeron masa parandaluese;
- Llogarit koeficientet tekniko-ekonomik dhe jep asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe cash-flow të punimeve;
- Kontrollon dhe përgatit situacionet mujore, librezat e masave, analizat teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodologjinë e punimeve;
- Rakordon me Departamentin e Financës faturimet e nënkontraktorëve, analizat e kostove sipas qendrave përkatëse duke i ndjekur në mënyrë koherente me fazat e zbatimit të projektit;
- Përgatit paketat financiare për pjesëmarrje në prokurime publike;
- Përgatit paketat financiare për Dosjen Teknike Përfundimtare, Librezat e Masave dhe materialin grafik, Tabela punimeve që shtohen/zbriten +/-, Proces verbalet e punimeve që shtohen/zbriten, Preventivi As Built etj.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi/ Ekonomike/ Menaxhim Projektesh ose të fushave të ngjashme;
- Eksperiencë e mëparshme në analizën e kostos për projekte të mëdha deri në 2 vjet;
- Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
- Të jetë i aftë të menaxhojë dhe të punojë në grup;
- Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
- Njohuri mbi standardet dhe normativet e ndërtimit;
- Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office (specifikisht Excel), Autocad, etj.
Shënime
Përfitimet:
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) brenda datës 14/10/2026.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Rreth kompanisë
PROGEEN Sh.p.k, është nje shoqëri private që operon në fushën e ndërtimit në vend, dhe ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj, ndërtimin e godinave civile (njësi banimi dhe shërbimi). Duke u mbështetur tek një staf i kualifikuar teknik, profesionistë të inxhinierisë, arkitekturës, dhe disiplinave të tjera, PROGEEN projekton, dhe ndërton me fondet e shoqërisë, si dhe ndërton për llogari të investitorëve të tjerë privat, shqiptarë apo të huaj. Gjithashtu, shoqëria ka realizuar me sukses projekte të rëndësishme infrastrukturore...
