
Asistente Shitjesh Femer
About the job
Rikon-Al sh.p.k., kompani që operon në fushën e pajisjeve dhe zgjidhjeve profesionale të printimit, kërkon të punësojë:
Asistente Shitjesh ( Femer )
Detyrat
- Mbështetje e ekipit të shitjeve në aktivitetet e përditshme.
- Komunikim dhe ndjekje e klientëve ekzistues dhe potencialë.
- Përgatitje dhe administrim i ofertave dhe dokumentacionit të shitjeve.
- Ndjekje e kërkesave të klientëve dhe koordinim me departamentet përkatëse.
- Menaxhim i komunikimeve me email dhe telefon.
- Përditësim dhe administrim i të dhënave të klientëve.
Kualifikimet
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
- Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe dëshirë për të mësuar.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
- Përvojë e mëparshme në shitje ose administrim përbën avantazh, por nuk është e domosdoshme
Shënime
Vendndodhja: Tiranë, autostrada Tirane – Durres, km 5, “Rruga Dardania”
Kandidatet e interesuara mund të dërgojnë CV-në në admir.marina@rikon-al.com duke specifikuar në subjekt “Asistente Shitjesh”.
Rikon-Al sh.p.k.
Zgjidhje profesionale për printim dhe teknologji.
Rreth kompanisë
Shoqeria RIKON-AL shpk eshte distributor i autorizuar i RICOH International. Ajo ofron pajisje, sherbim, asistence dhe support per te gjithe gamen e produkteve RICOH, duke synuar plotesimin e nevojave te printimit ne menyre profesionale dhe efektive. RIKON-AL, me teper se sa tregtimin e pajisjeve, synon ofrimin e zgjidhjeve inteligjente ne formen e sistemeve te printimit te manaxhuar, duke plotesuar kerkesat e klienteve me standard te larta dhe ne menyre te vazhdueshme.
